Java që po lëmë pas ka qënë me kryefjalën e një ngjarje të vetme: Atë të djalit të deputetit Rrahman Rraja dhe përdhunimin e dhunimit ndaj të resë, Xhisiela Maloku.
Ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i 24 vjeçarit Rexhep Rraja. Kjo ka ardhur si pasojë e dëshmive kontradiktore që dy të rinjtë kanë dhënë mbrëmjën e djeshme në Gjykatë.
Arrestimi i tij, sipas policisë ka ardhur mënjehrë pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Krujës.
Ai është ndaluar në Rinas, fakt ky që ngre dyshimet nëse djali i deputetit po tentonte të arratisej nga Shqipëria.
Një gjë e tillë mbetet për tu parë, ndërkohë që detaje të reja pritet të dalin në “dritë”.
/AlpeNews.al


