• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Arrestimi i deputetëve”/ Mazhoranca pranon kërkesën e opozitës, e heq nga rendi i ditës
Home
Shqipëri

“Arrestimi i deputetëve”/ Mazhoranca pranon kërkesën e opozitës, e heq nga rendi i ditës

19 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores me konsensus ka hequr nga rendi i ditës kërkesën e PS për ndryshimin e nenit të Rregullores së Kuvendit për të bllokuar arrestimin e deputetëve. Opozita e ka kundërshtuar nismën e PS, ndërsa ka akuzuar Ramën dhe shumicën për frikë nga SPAK-u dhe Refomra në Drejtësi. Deputeti i PD, Halimi theksoi se nisma e depozituar në 12 janar nuk mund të futet në kalendar, pasi rregullorja cakton se ajo mund të përfshihet pas 2 javësh.

Kryetari i Kuvendi Gramoz Ruçi ndërhyri duke i dhënë të drejtë opozitës dhe theksuar se opozita ka të drejtë. “Kur kemi pritur dy vjet, presim dhe dy javë. Nuk kemi asnjë nxitim”. Në këtë kërkesë të paraqitur nga PS-ja është vendosur si kusht paraqitja e provave bindëse nga ana e prokurorisë ku deputetët dhe ministrat nuk mund të arrestohen pa u paraqitur fakte.

Me konsensus dy palët vendosën që nisma të hiqet nga rendi i ditës. Pas heqjes nga rendi, mbledhja vijon me diskutimet për Kodin e Etikës, por opozita është pozicionuar sërish kundër. Alibeaj i kujtoi Ruçit se nuk mund të diskutojmë për Kodin e Etikës në momentin që sipas tij opozitës i ndërpritet fjala në Kuvend dhe Kushtetuta shkelet, referuar zgjedhjes së Kryeprokurores së re. “Nuk mund të diskutojmë veshjen dhe krehjen kur po shkelet Kushtetuta”.

 

Debati te Këshilli i Rregullores dhe Mandateve
LSI, Nasip Naço: Rregulloren e keni shkruar 10 herë gabim. Termi “procedim” nuk është as në Kushtetutë, e as në Kodin e Procedurës Penale

Alibeaj: Po flisni për gjëra të luksit parlamentar. Kur ky parlament heq dorë nga çështje thelbësore, si thyerja e Kushtetutës dhe rregullores e ka shpirtqetësinë të merret me Kodin e Etikës. U zgjodh me 69 vota prokurori i përgjithshëm, ku është etika këtu? Deputetëve u pengohet fjala me urdhër të gardës. Dëshirë përverse e kryeministrit. Ai është inxhinieri i kësaj punë. Si të themi mirëmëngjes, mirëmbrëma. Ky është shqetësimi më i madh i publikut sot? Ta fillojmë nga respektimi i Kushtetutës që ju e keni shkatërruar një muaj më parë? Së pari të zhbëjmë zgjedhjen e paligjshme të zgjedhjes së prokurores
Ruçi: Duhet ta miratojmë sa më shpejt Kodin e Sjelljes së deputetëve. Vetëm Nora Malaj ka sjellë amendime për materialin.

Nis shqyrtimi i Kodit të Etikës…..

Halimi: Ju thoni që këtij SPAK-ut që miratuam bashkë për reformën në drejtësi, do t ja mbyllni derën kur të trokasë në këtë mbledhjen tonë për të arrestuar deputetë

Votohet me konsensus, ndryshimet për rregulloren propozuar nga PS hiqen nga rendi i ditës në mbledhjen e Këshillit te Mandateve​

Gramoz Ruçi: Kemi dy vjet që kemi miratuar ndryshimet në Kushtetutë e nuk i kemi reflektuar në Rregullore. Duhet të ndryshojmë rregulloren sipas neneve të gjykatës Kushtetuese. Opozita ka të drejtë. Kur kemi pritur dy vjet, presim dhe dy javë. Nuk kemi asnjë nxitim…

Alibeaj: Të mos e përfshijmë në rendin e ditës…

Halimi: A keni ndonjë hall që doni ta bëni me urgjence? Na e thoni. Ta dimë çfarë halli keni?

Administrata e Kuvendit: Jemi në përputhje të rregullores

PD, Halimi: Kërkoni të mos lejojmë arrestimin e deputetëve dhe t’u bëjmë gjyqin prokurorëve. Kjo ndodhi pas rastit Tahiri. Doni të mbroni deputetët. PD ka qenë në cdo rast për pranimin e kërkesave të prokurorisë pa asnjë kërkesë shtesë… Të hiqet nga rendi i ditës ndryshimi i rregullores. Nuk është sipas afateve. Për PD është e pa imagjinueshme kjo që keni propozuar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Socialistëve iu ka hyrë frika në palcë nga reforma, por…
Previous article Bayerni mposht rivalët, afër nënshkrimit me Goretzkan

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT