• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I BELERIT/ Mediat greke: Dendias, bisedë telefonike herët në mëngjes me Ramën
Home
Politikë

ARRESTIMI I BELERIT/ Mediat greke: Dendias, bisedë telefonike herët në mëngjes me Ramën

12 May, 2023 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së premtes një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit. Kjo është ajo që raportojnë mediat greke duke cituar burime diplomatike.

Po ashtu, mediat në vend raportojnë se për arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Himarë u mbajt një bisedë telefonike mes ministrit grek të Mbrojtjes Civile Takis Theodorikakos dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Gjatë kësaj bisede, sipas raportimeve, Theodorikakos kërkoi “lirimin e menjëhershëm të Belerit.”

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme reagoi kryeministri Edi Rama i cili e cilësoi rastin “një sprovë të madhe për drejtësinë në prag të zgjedhjeve.” Kreu i qeverisë bëri apel që të mos ngrihen menjëherë akuza por të pritet që të flasë drejtësia.

Ndërsa, avokati i Fredi Belerit, Bledi Dumani, konfirmoi më herët se autoritetet kanë prerë gjatë paradites të së premtes urdhër-arrestin për Belerin. Gjithashtu, ai theksoi edhe se ka dhënë dorëheqjen, në mënyrë që të dalë dëshmitar në lidhje me këtë çështje.

Duke përcjellë edhe reagimet e organizatave të minoriteteve, mediat helene e cilësojnë arrestimin e Belerit si një përpjekje për të intimiduar votuesit “dhe sidomos ata që pritet të udhëtojnë nga Greqia për në Shqipëri për të votuar në zgjedhjet e së dielës.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I BELERIT/ Berisha: Hakmarrje politike e Ramës, s’na pengojnë për fitoren! Kreu i policisë së Vlorës ish bashkëpunëtor i Shullazit
Previous article "DUJE" NË FINALE/ Albina: Krenarë, e kam ndjerë mbështetjen e shqiptarëve

F.autor

Postime të ngjashme

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave Politikë

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT