• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I ARBËR ÇEKAJ/ Zv.ministri i Brendshëm jep DETAJET e operacionit: Dyshohet se PERSONA të tjerë…
Home
Intervista

ARRESTIMI I ARBËR ÇEKAJ/ Zv.ministri i Brendshëm jep DETAJET e operacionit: Dyshohet se PERSONA të tjerë…

5 May, 2018 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë, Shqipëri

Një ditë pas arrestimit në Gjermani të shtetasit Arbër Çekaj, pronarit të kompanisë në kontejnerët të së cilës u gjet drogë, ka folur edhe zv.ministri i Brendshëm, Besford Lamallari. Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, ai ka treguar detaje nga operacioni, i cili u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

Lamallari ka shtuar se paralelisht po vijojnë hetimet për raste të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës, por që fshihen në vende të ndryshme.

“Nga momenti që është realizuar sekuestrimi i sasisë rekord të kokainës, tre orë më pas u realizua kontaktimi i autoriteteve ndërkombëtare, pasi kishte dyshime se administratori i kompanisë ku u gjet droga ndodhej në Gjermani. U kryen një sërë operacionesh të fshehta që të bëhej lokalizimi i shtetasit Arbër Çekaj. Paraditen e djeshme u bë i mundur edhe arrestimi i tij në Dyseldorf. Dyshohet edhe për persona të tjerë, të cilët ndodhen në vende të tjera. Ka patur ekspertë nga policia shqiptare që janë nisur në Gjermani, dhe kanë bashkëpunuar me autoritetet atje. Së fundmi ata janë kthyer në Shqipëri, pas bashkëpunimit. Jemi shumë të interesuar që këto hetime të shkojnë sa më larg, dhe të arrihet rezultate konkrete. Vazhdojnë hetimet për personat e implikuar”, u shpreh Lamallari.

I pyetur se si dhe kur do bëhet ekstradimi i Arbër Çekajt në Shqipëri, zv.ministri i Brendshëm tha se tashmë po punohet për realizimin e procedurave.

“Ligji është shumë i qartë. Ne po shkëmbejmë inflacione me palën gjermane, është kërkuar që kjo kërkesë për ekstradim të paraqitet sa më shpejt në mënyrë diplomatike. Synohet që në një periudhë sa më të shpejtë të bëhet i mundur edhe ekstradimi. Nuk mund të flasim për afate kohore konkrete ekstradimi, sepse varet nga ecuria e procedurave”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mendoni se shkojnë mirë?! Florian Agalliu rrëfen zënkat dhe keqkuptimet me Anjeza Majën
Previous article Tifozët korçarë “masakrojnë” Skënderbeun: Nuk ka faj UEFA që na dënon (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj... Aktualitet

DHUNA NDAJ TË MITURËS/ Policia ZBARDH DETAJE TRONDITËSE: Njëra nga vajzat ka dhunuar edhe nënën e saj...

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Dy persona përfundojnë në kanal, njëri prej të plagosurve në gjendje kritike

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

37 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen përsëri te kryeministria! Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT