Policia ka finalizuar operacionin e koduar ”Situacioni”, ku kanë rënë në pranga 6 persona dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, këta persona kishin krijuar një skemë mashtrimi për të përfituar vlerën e TVSH-së.
Sot janë zbuluar të tjera detaje për arrestimin e 6 biznesmenëve dhe 5 të tjerëve të shpallur në kërkim në Tiranë, pasi akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarësh përmes një skeme mashtruese me TVSH-në. Biznesmenët e arrestuar janë Nevroz Lami, Indrit Sulaj, Dhimitraq Celo, Bujar Morataj, Shkelqim Hasani dhe Ruzhdi Murataj. Ndërkohë janë ende në kërkim B.Gj, M.M, A.B, S.K, E.SH.
Nga burimet policore mësohet se “truri” i grupit në ketë mega skemë mashtrimi ndaj detyrimeve tatimore në biznes, është një prej të shpallurve në kërkim.
Mësohet gjithashtu se ai ka ideuar dhe vënë në praktikë këtë skemë “gjeniale” e denjë për dokumentarët e mashtrimeve të zbuluara nga FBI.
Gjithçka është zbuluar gjatë marrjes në pyetje dhe dhënies së deklarimeve nga të arrestuarit e parë. Sipas asaj që konkludohet paraprakisht nga hetimi i deritanishëm, del se “truri” i super mashtrimit, fillimisht ka bërë “Nënë Terezën” me viktimat, të cilët “i ka peshkuar” nëpërmjet premtimit se do i gjente punë. Për kete i ka kontaktuar nje e nga nje te 10 personat duke u marrë dokumentet e identifikimit dhe i ka çuar para një noteri për të firmosur prokura, sepse sipas tij, ishte thjeshte nje procedure rutine per efekt punesimi.
Më pas në emrin e tyre, ai ka regjistruar biznese dhe ka tërhequr blloqe tatimore duke bërë shitje fiktive për të përfituar rimbursimin e TVSH-se. Të arrestuarit janë gjetur në punët e tyre respektive ku kanë qenë të punësuar dhe nuk kanë pasur dijeni që disponojnë biznese. I njëjti person është arrestuar edhe para 2-3 vite më parë po nga agjentë e antikrimit ekonomik.
Alpenews.al


