• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMET NË KUKËS/ Berisha: Një prokuror kriminel i dha bllokun e flet-arresteve policisë
Home
Shqipëri

ARRESTIMET NË KUKËS/ Berisha: Një prokuror kriminel i dha bllokun e flet-arresteve policisë

2 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në arrestimet e protestuesve për rrugën e Kombit ka ndodhur dicka që as në diktaturë nuk ka ndodhur. I ftuar në studion e emisionit “Debati në Channel One”, Berisha u shpreh se flet arrestet iu dhanë policisë për ti plotësuar vetë.

Berisha: Një prokuror kriminel i jep bllokun e flet arresteve policisë. Mbushi vetë! Gjëja që për hir të së vërtetës nuk ndodhte. Në diktaturë prokurori ta priste fletën e arrestit. Nuk ja jepte policisë. Çfarë gjeti Avokati i Popullit? Gjetja më trondistëse, në fletushka ishte shkruajtur numri i flet arrestit, por nuk ekzistonte flet arresti i mbushur. Flet arrestet janë një flet blloku, dhe ai i kishte dhënë nga ky numër në këtë numër, sa të duhen 30, fillo me këtë numër dhe nuk kishte plotëesuar flet arrestin. Një shkelje flagrante e kushtetutës.

Qafoku: Ç’lidhje ka Rama?

Berisha: Po sepse Rama është Kryeprokuror.

Berisha: Taksa e qarkullimit e mjaftueshme për  mirëmbajtën e Rrugës së Kombit, prandaj ne…

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” sqaroi se përse kur ai ishte në qeveri nuk pranoi vendosjen e taksës së rrugës së Kombit. Ai tha se ishte parashikuar që paratë për mirëmbatjen e kësaj rruge do të jepej nga taksa e qarkullimit.

Pjesë nga intervista 

Berisha: Ne bëmë studimin, ne bëmë dhe hapëm procedurën për të parë se ku rrifte kërkesa dhe ne na doli 2-5 euro. Jo i thamë. Me ministrin Olldashi vendosëm që atë shumë do ta përballonim me taksën e qarkullimit. Me nivelin që kishim ne të taksës së qarkullimit mblidheshin 120 mln euro. Nga këto mjaftonte 1/10  për ti dhënë koncesionarit për mirëmbajtjen e rrugës.

berishaa (1)

Qafoku: Ishte e mjaftueshme ?

Berisha: Dhe tepëronte

Berisha: Kjo rrugë ka të paktën 40 % të transportit të Shqipërisë në automjete dhe njerëz. Kjo rrugë që ky që përmend se ka kushtuar 1.2 mld dollarë. Po ka kushtuar, por ka sjellë nga 2009-deri sot 2.5 mld euro në Shqipëri. Ka tejkaluar çdo lloj parashikimi. Kjo rrugë shpëtoi Shqipërinë nga kriza ekonomike që pllakosi Europën. Kur më erdhi një mik i imi, një kryeministër i huaj më pyeti: Sali si shpëtuat ju nga kriza? I them unë shpëtuam nga rruga. Kur ja shpjegova dhe u çudit.

Qafoku:  Ju hoqët dorë fare nga taksimi?

Berisha: Përfundimisht, zero. Do tja jepnin me taksën e qarkullimit. Ne do i jepenim kopmpanive private dhe nuk kemi asnjë kundërshtim ti jepet kompanive private.

Qafoku: Pse nuk ja dhatë atëhere?

Berisha: Ne po shkonim drejt dhënies së kompanive private, por jo me taksë, por do të jepnim 6 apo 8 mln euro në vit nga taksa e qarkullimit.  Ky trefishoi taksën e qarkullimit.

A kishte motive politike protesta në Kukës? Berisha: Kishte thikën në palcë

Protesta e dy ditëve më parë në rrugën e Kombit ishte edhe një shkundje për opozitën. Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e “Debati.

Berisha: Vetëm dy ditë prapa ndodhi që të merrte përgjigjen më të meriturar. Edhe një shkundje e fuqishme për strukurat e opozitës, të cilat nuk mund të qëndronin sic kanë qëndruar por duhet të merrnin vendimet më të rëndësishme në interesin më jetik të këtij kombi. 

Qafoku: Kishte motive politike protesta?

Berisha: Kishte thikën në palcë dhe po të garantoj se thika në palcë është në qindra familje shqiptare. 

Mosbindja civile ështe e vonuar, por apeli që lëshoi Hasi, Kukësi, Tropoja erdhi në kohë dhe nuk mund të ndalet më.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO kur VIP-at shqiptarë lanë nam dhe mendojnë se i kanë zhdukur. Por ne i kemi...
Previous article Një foto sa mijëra fjalë... Miriam Cani ndan çaste emocionuese me Amelin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT