• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMET E ZYRTARËVE NË KORÇË/ Tatimet: Mbështesim pastrimin e institucioneve nga të korruptuarit
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMET E ZYRTARËVE NË KORÇË/ Tatimet: Mbështesim pastrimin e institucioneve nga të korruptuarit

28 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbështet operacionin e SPAK-ut që vendosi në pranga drejtorin e tatimeve në Korçë dhe një specialist.

“DPT mbështet maksimalisht operacionin “Tatimi” të Policisë së Shtetit dhe SPAK në Korçë.

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve përshëndet operacionin “Tatimi” të Policisë së Shtetit dhe SPAK në Korcë. Sot, është vënë në pranga Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore Korçë dhe një specialist i regjistrimit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mori masa të menjëhershme për delegimin e detyrave të Drejtorit Rajonal.

Ky akt, është shembull i pastër i vendosmërisë së Qeverisë Shqiptare në luftën kundër korrupsionit.

Mbeshtetja e Policisë së Shtetit ndaj strukturave tatimore, kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit nuk ka munguar asnjëhërë dhe ka qenë gjithmonë efikase. Ne, jemi të vendosur për të luftuar korrupsionin në administratën tatimore sic jemi të vendosur për të luftuar evazionin fiskal të bizneseve që kërkojnë ti shmangen detyrimeve ligjore.

Ky do të jetë prioritet, derisa të pastrohen të gjithë figurat të cilat ushtrojnë funksione publike dhe abuzojnë me to në kurriz të qytetarëve shqiptare. Barazia ndaj ligjit eshte principi themelor që i shërben ndertimit të një shteti ligjor dhe funksional, ndaj i ftojmë të gjithë tatimpaguesit dhe qytetarët të denoncojnë cdo veprim korruptiv të strukturave të Administratës Tatimore në të gjitha nivelet.

Ne jemi të vendosur të punojmë për ndërtimin e një Administrate Tatimore Moderne në shërbim të Tatimpaguesve” mbyllet deklarata.

Drejtori i Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe një specialist Stjuart Bardhoshi u arrestuan ditën e djeshme me akuzën e korrupsionit. Një muaj hetime, të drejtuara nga SPAK zbuluan skandalin dhe janë siguruar prova të shumta se Tontonozi së bashku me Bardhoshin kanë marrë ryshfet nga disa biznese për të mos kryer kontrolle për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME NUMËR REKORD INFEKTIMESH/ Ja çfarë bën SHBA për të luftuar koronavirusin, priten rezultate pozitive
Previous article TË PËRQAFUAR BRENDA NË DET/ Rudina Dembacaj poston FOTON e veçantë me Mark Frrokun dhe vajzën e saj

s.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT