Zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, në Vorë, Kashar dhe Farkë janë ndaluar nga policia gjatë një aksioni të finalizuar pasditen e sotme.
Mësohet se janë lëshuar 38 urdher arresti. Ata akuzohen për ndërhyrje për paligjshme në pallatet e dëmtuara, duke holluar bazamentet mbajtëse të tyre.
Mbi to rendojnë 2 akuza, ajo e shperdorimit të detyrës dhe falsifikimi.
Tre prej të arrestuarëve janë ndërtues teksa pikas emri i Vjollca Hoxhollit. Ajo është arrestuar disa herë pasi se bashku me bashkeshortin, Rrapush Hoxholli (ka nderruar jetë) shisnin një apartament disa herë në Shkodër. (Lexo këtu)
Një tjeter skandal i Hoxhollit ishte në prill të 2017 kur ndërtuesja kërkoi nga banorët para shtesë për hipotekën.
ALPEnews.al


