Një ditë pas protestës së dhunshme në Kukës dhe pas arrestimeve të bëra në mesnatë nga Rama i ka quajtur protestuesit një tufë vandalësh që sipas tij do të marrin ndëshkimin që meritojnë pas shkeljes së ligjit.
Rama tha se dëmet e shkaktuara nga zjarret dhe thyerjet, sipas tij në “pronën e përbashkët”, duhet të dëmshpërblehet nga buxheti i shtetit.
“Kush e shkel vijën është në shkelje të ligjit. Godet apo nuk godet je në shkelje të ligjit. Policia ka bërë dje më të mirën e mundshme për ballë një tufe vandalësh të cilët do të marrin ndëshkimin që meritojnë. Nxitësit i kanë parë të gjithë dhe e di i madh he i vogël se kush janë. Deri më sot kompania ka bërë 15.2 milionë euro investime mbrojtëse” tha Rama.
E ndërsa pyetje se çfarë do të ndodhë nëse qytetarët e Kukësit do të kenë të njëjtin reagim pasi të informohen nga ju Rama tha:
Qytetarët nuk shkojnë me hunj dhe me benzinë në protestë. Kanë shkuar njerëz që kanë dashur të bëjnë dhunë. Këta të dytët janë qytetarë ata të parët janë vandalë që kanë kryer krime të rënda. Kush do që do të ngrejë dorë kundër ligjit do të marrë ndëshkimin e merituar. Unë mendoj që masa e njerëzve që e kundërshtojnë pagesën janë në të njëjtën kohë kundër zjarrvënës.
Kukësi nuk është një grup zjarrvënësish apo një grup vandalësh. Populli meriton një informim të vazhdueshëm. Shumë media pa asnjë etikë profesionale bëjnë amplifikimin. Ne nuk ka shanse që të tërhiqemi


