• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMET E KOMISIONERËVE NË DURRËS PËR VOTAT/ Rama “thumbon” PD-LSI: Dolën hajdutët më të mëdhenj
Home
Politikë

ARRESTIMET E KOMISIONERËVE NË DURRËS PËR VOTAT/ Rama “thumbon” PD-LSI: Dolën hajdutët më të mëdhenj

31 July, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se nga pikëpamja e provës, referuar arrestimeve të komisionerëve për krimin zgjedhor në Durrës, ata që bërtasin më shumë për vjedhjen e votave, referuar PD-LSI-së, theksoi se rezultuan që ishin hajdutët më të mëdhenj të votave.

“Unë nuk jam drejtues i SPAK-ut, është institucion i pavarur. Përgjimet nuk janë prova si fillim, së dyti nga ckam dëgjuar unë përgjime, nuk kam parë ndonjë hata, por unë nuk jam as prokuror dhe as gjykatës dhe cdo gjë e dëgjuar në përgjim duhet hetuar dhe verifikuar, nuk mund të gozhdohen njerëzit me përgjime në publik dhe as të arrestohen me përgjime se pastaj është fundi i të drejtave të njeriut dhe demokracisë.

Ajo ishte një arsye e fortë për të bindur edhe ata që nuk ishin bindur pse duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor. Sistemi i korrupton njerëzit. Prandaj duhen depolitizuar komisionet zgjedhore.

Socialistët nuk janë engjëj dhe demokratët djaj, janë shqiptarë të ndarë me parti por të njëjtët njerëz. Por nëse i fusim në kontekste të tilla nuk duhet të cuditemi kur përballemi me fenomene të tilla.

Dhe ajo që ishte më flagrante, nga pikëpamja e provës, ishte që ata që bërtasin më shumë për vjedhjen e votave  rezultojnë që të jenë hajdutët më të mëdhenj të votave. Unë po flas për faktet nuk ka rëndësi kur ka fituar apo humbur, sepse mendoj që zgjedhjet në Shqipëri nuk përmbysen nga fenomenet negative, rezultati del ai që vendos populli.

Nuk janë përmbysur zgjedhjet ndonjë herë nga fenomenet negative. Fenomenet negative influencojnë, si në 2011, por rezultati u përmbys nga kapja e KQZ, jo nga numërimi që prapë doli me 10 vota plus.

Nuk përmbysen zgjedhjet në kuti, cështja është te tkurrja e këtyhre fenomeneve dhe depolitizimi do të bëhet të neutralizohej plotësisht.

Marrëveshja e 5 qershorit këtë fenomen e ngre në piedestal, do të jenë po ashtu si te dosja dhe sikur ka ndodhur gjithmonë sepse politizimi i komisioneve sjell edhe këtë sëmundje, që nuk e influencon rezultatin në pikën që ta përmbysë, por prek pjesë të caktuara të procesit” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KË DO TË PREFERONTE SI RIVAL METËN, BASHËN APO BERISHËN? Rama: S’i kam problem, shtabi organizohet në Presidencë
Previous article "JAM DAKORD ME ZLATAN"/ Perla e radhës nga Ibrahimovic, suedezi është unik! (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë Aktualitet

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Zbërthehen kompjuteret e Armand Shakajt, gjenden prova për kriptomonedhat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT