Ka nsiur seanca dëgjimore në KPK për prokurorin e prokurorisë së përgjithshme Ramadan Troci, qe është edhe kandidat për KLP. Troci është i pranishem në seancë bashkë me avokatin e zgjedhur, Ardian Leka.
Relatorja Pamela Qirko thote se ILDKPKI ka sjelle raport qe deklarimet e Trocit nuk jane te sakta, ka kryer deklarim te rreme dhe ka fshehur pasurine. Sipas ILDKPKI Troci ka fshehur legalizimin e nje objekti 32 metra katrore ne Paskuqan.
“KPK kreu hetim te thelluar te pasurise se prokurorit Troci. Sipas hetimit te KPK, pasurite qe iu nenshtruan hetimit administrativ jane: apartament banimi 108.7 m2 te ndodhur ne Kashar. Si burim i blerjes se kesaj pasurie jane deklaruar 2.9 mln leke kursime nga ai dhe bashkeshortja dhe kredi 2.5 mln leke. Konstatohet se ne mars 2011 ai ka porositur apartament. Ne dhjetor 2011 eshte lidhur kontrata me shoqerine per 5.4 mln leke”, ka deklaruar Qirko.
Nga verifikimi i KPK rezulton se shuma totale ka qene 45 mije euro, e ndare ne keste. Kesti i pare ishte paguar para lidhjes se kontrates 20 mije euro. Kesti i dyte eshte paguar pasi eshte lidhur kontrata, 20 mije euro. Dhe i fundit 5 mije euro eshte paguar ne perfundim te apartamentit, thuhet sipas realtores Qirko.
Sipas KPK, Troci i ka burimet e ligjshme per kursimet qe kane sherbyer si burim per blerjen e apartamentit. Ka dyshime per nje shume prej 700 mije lekesh te rinj te gruas se Trocit qe eshte deklaruar ne veting si burim per blerjen e apartamentit. Nga verifikimet rezulton se shuma ne fjale eshte transferuar tek llogaria e nenes se saj dhe nuk ka shkuar per blerjen e apartamentit. Dyshime ka edhe per blerjen e nje makine Benz, per shumen 700 mije leke gjithashtu.