• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMET E BUJSHME DHE VOLVO 4/ Zbulohen lidhjet e Safet Bajrit me Niçen e Shijakut
Home
Breaking News

ARRESTIMET E BUJSHME DHE VOLVO 4/ Zbulohen lidhjet e Safet Bajrit me Niçen e Shijakut

31 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

zbardh raportin sekret të Prokurorisë për Krime të Rënda, ku tregohet se si u vëzhguan orë pas ore pjesëtarët e fisit Avdylaj, të cilët dyshohen si drejtuesit e një organizate kriminale që trafikonte kokainë, heroinë dhe hashash.

Në këtë pjesë të raportit zbulohet lidhja e ngushtë dhe bashkëpunimi mes Altin Avdylit i njohur me nofkën, “Niçe” dhe atij që konsiderohet si i “forti” i Shkodrës, Safet Rustemi Bajri, drejtues i grupit kriminal, që u godit pak javë më parë

 

 

Altin Avdyli, Niçja, është gjithashtu personi që komunikonte me Vangjush Dakon, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, ku kreu i Bashkisë së Durrësit, i kërkonte të falenderonte Astrit Avdylin, kreun e dyshuar të bandës.

Raporti i Prokurorisë së Krimeve të Rënda: 

Ora 14.22’ Automjeti me targë AA 953 SZ vjen dhe parkohet përpara hotel “Gjermania”, zbret nga automjeti shtetasi Altin Avdyli dhe një person rreth 45 vjec, të cilët futen në ambjentet e brendshme të hotelit.

Ora 15.34’ shtetasi 45 vjec dhe shtetasi Safet Bajri konstatohen duke dalë nga hoteli, shkuan tek një kioskë, aty afër, morën cigare dhe u kthyen përsëri në hotel.

Ora 16.35’ Konstatohet duke dalë nga parking i hotel “Gjermani” shtetasi Safet Rustemi Bajri me automjetin Mercedez Benz, ngjyrë gri me targa AA … TE si dhe drejtues automjeti dhe personi rreth moshës 45 vjec, pasagjer, ndërsa tek automjeti Mercedes Benz, ngjyrëq e bardhë me targë AA…TE ishte një person rreth moshës 30 vjec, me flokë të shkurtra i veshur me xhup të zi, i identifikuar si G.SH. të dy automjetet vazhdojnë lëvizjen në rrugën Pavarësia, në rrugën e Unazës dhe më pas në aksin rrugor Shkozet Shijak.

Ora 16.55’ automjetet Mercedez Benz, ngjyrë gri me targa AA ….TE me drejtues shtetasin Safet Rustemi Bajri dhe automjeti Mercedez Benz, ngjyrë e bardhë me targë AA … TE me drejtues shtetasin G.Sh, ndalon në zonën e Rrashbullit tek servis ….pas tyre vjen dhe ndalon edhe automjeti fuoristradë me targë AA 953SZ me drejtues shtetasin Altin Avdyli.

Ora 17.00’ Shtetasit Altin Avdyli dhe Safet Rustemi Bajri dhe personi rreth moshës 45 vjec hipin tek automjeti fuoristradë Toyota me targë AA …SZ me drejtues shtetasin Altin Avdyli dhe shkuan tek Servis …. Rreth 500 metër larg nga servisi ku ndaluan fillimisht, zbritën, u futën në brendësi dhe servisit dhe më pas dolën e shkuar përsëri të servisi i parë.

Ora 17.19’ Nga servisi del një autoveturë Audi A8 ngjyrë e zezë me targa AA… GI me drejtues shtetasin Safet Rustemi Bajri dhe vazhdon lëvizjen në aksion rrugor në drejtim të Shijakut dhe Fuoristrada me targa AA…SZ me drejtues shtetasin Altin Avdyli dhe pasagjer personin rreth 45 vjec pas tyre. Tek kryqezimi i Katër rrugëve të Shijakut shtetasi Safet Rustemi Bajri pershëndetet me shtetasin Altin Avdyli dhe personin rreth 45 vjec. Rustemi udhëton drejt TIranës, Avdyli drejt Durrësit

/TPZ.AL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA E QEVERISË NË KUKËS/ Rama: Do të bashkojmë doganat me Kosovën, askush nuk na ndalon dot!
Previous article FLITEJ PËR LARGIMIN NGA BESIKTAS/ Karius hedh poshtë të gjitha aludimet

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

PAS DISA DITËSH BETEJË ME FLEKËT/ Fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec Aktualitet

PAS DISA DITËSH BETEJË ME FLEKËT/ Fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja Aktualitet

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT