Në orët e fundit të ditës së sotme janë sekuestruar disa kilogramë lëndë plasëse të llojit tritol dhe disa armë zjarri, operacion i cili solli disa persona të arrestuar nga Gramshi dhe Pogradeci.
Këta të fundit ishin pjesë e një grupi kriminal të përbashkët.
Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen, dhe pritet të ketë njoftime nga radhët e tyre për këto arrestime.
Sipas informacioneve operacioni ka zgjatur 6 orë dhe në të janë për fshirë forcat RENEA dhe FNSH.
Janë sekuestruar armë dhe mina të bandës kriminale që është shkatërruar. Aksioni është drejtuar nga Altin Qato.
Përgatiti: AlpeNews.al


