• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIME DHE BASTISJE NË GJERMANI/ Kapet grupi që dyshohet se po përgatisnin akte terroriste
Home
Nderkombetare

ARRESTIME DHE BASTISJE NË GJERMANI/ Kapet grupi që dyshohet se po përgatisnin akte terroriste

21 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Në Gjermani është arrestuar një grup prej pesë personash, që dyshohet se po përgatisnin akte terroriste. Ata i përkasin grupit djathtist ekstremist “Vala e Fundit e Mbrojtjes”. Disa prej tyre janë ende adoleshentë. Pesë të rinj u arrestuan herët sot (21 maj) me urdhër të Zyrës së Prokurorit Federal gjerman. Ndërkohë po kryhen bastisje në landet Mecklenburg-Pomerani, Brandenburg, Hesen dhe Turingi.

Të dyshuarit e arrestuar dyshohet se janë anëtarë ose mbështetës të grupit të quajtur “Vala e Fundit e Mbrojtjes” – ndoshta grupit më radikal të të rinjve ekstremistë të krahut të djathtëpër momentin, i cili është rritur shumë kohët e fundit. Në të njëjtën kohë, termi “grup rinor” tingëllon si eufemizëm dhe i parrezikshëm, sepse bëhet fjalë për akte të rënda kriminale: sipas vlerësimit të Zyrës së Prokurorit Federal, bëhet fjalë për një organizatë terroriste ekstremiste të krahut të djathtë.

Të dyshuarit më të rinj janë vetëm 15 vjeç

Tre anëtarë të tjerë janë arrestuar më parë dhe janë në paraburgim. Ndërsa pesë të tjerët janë ndaluar sot. Dy prej tyre janë 15-vjeçarë nga Brandenburgu, të tjerët janë 18 dhe 21 vjeç. Të gjithë ata akuzohen për planifikimin ose kryerjen e sulmeve.

Akuza: Planifikimi i një sulmi me bomba

Dy nxënës të shkollës së mesme 15-vjeçare nga Brandenburgu akuzohen se i kanë vënë zjarrin një qendre kulturore në Altdöbern, në rrethin e Oberspreeëald-Lausitz, në tetor. Dy të rinj të tjerë nga Turingia dyshohet se kanë kryer një sulm ndaj një vendstrehimirefugjatësh në Schmölln, në lagjen Altenburger Land. Në fillim të janarit, u thyen dritaret dhe ndërtesa u qëllua me piroteknikë.

Një 21-vjeçar nga Saksonia dyshohet se planifikoi një sulm ndaj një vendstrehimi për azilkërkues në Senftenberg. Për këtë qëllim, sipas akuzave, ai siguroi mjete me efekt të lartë shpërthyes.

Me pesë arrestimet e sotme, hetuesit kanë identifikuar tetë individë si aktorë kryesorë. Të gjithë janë zyrtarisht të dyshuar. Dy jetojnë në Mecklenburg-Pomerani, një në Hesen.

Organizimi i aksioneve

Sipas hetuesve, “Vala e fundit e mbrojtjes” organizohet kryesisht përmes grupeve në rrjete. Përveç grupit kryesor të komunikimit, ekzistojnë edhe nëngrupe, sipas autoriteteve. Kushdo që dëshiron të jetë anëtar i grupit, duhet të dëshmohet se ka kryer një vepër penale – për shembull, duke rrahur një emigrant, nëse ka vënë ndonjë zjarr apo ka bërë ndonjë vepër tjetër.

Si provë, krimi duhet të regjistrohet. Ata lartësojnë në biseda nacionalsocializmin dhe nxisin dhunë masive. Përveç kësaj, tema është edhe e ashtuquajtura “gjuetia e pedofilëve”, domethënë ekspozimi publik i pedofilëve me qëllim publikimin e emrave dhe adresave të tyre.

Jo të gjithë anëtarët janë identifikuar ende

Sipas vlerësimit të shërbimeve të sigurisë, rreth 200 persona janë aktivë në bisedat “Vala e fundit e mbrojtjes” në të gjithë Gjermaninë. Një numër i madh prej tyre akoma nuk janë identifikuar. Prokurori federal mori përsipër çështjen në fund të prillit dhe e klasifikoi grupin si një organizatë terroriste. Hetimet e kryera në lande janë koordinuar nga Zyra Federale e Policisë Kriminale, në një grup hetimor të quajtur “Deich”.

Ka dhe grupe të tjera

Ky grup nuk është i vetmi i këtij lloji – megjithëse është ndoshta më i rrezikshmi për momentin. Vitet e fundit janë krijuar shumë grupe të të rinjve ekstremistë të krahut të djathtë, duke përfshirë grupe të tilla si “Rinia Gjermane Përpara”, “Rebelimi i Elbeland” ose “Njësia Gjermane e Sulmit” etj. Anëtarët shpesh janë ende adoleshentë.

Ministria Federale e Brendshme dje ka paraqitur shifrat për krimet e motivuara motivuar politikisht gjatë vitit të kaluar. Këto shifra pasqyrojnë klimën shoqërore në të cilën formohen grupe të tilla.

Gjatë vitit të kaluar janë shënuar rreth 84.000 vepra kriminale me motive politike, që është një rritje prej rreth 40%. Më së shumti dhunë vjen aktualisht nga krahu i djathtë ekstremist. /DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ “Baballarë të arratisur, fëmijë që nuk i njohën kurrë prindërit, familje të ndara…” Historitë e panjohura të diktaturës
Previous article HYN NË FUQI VENDIMI PËR FALJEN E GJOBAVE/ Institucionet duhet të përgatisin listën brenda 30 ditëve

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT