Ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka vendosur masën “arrest me burg për 45 ditë”për Geldo Hotin.
I pyetur nga trupa gjykuese mbi ngjarjen, Hoti është shprehur se nuk ka qëlluar askënd gjatë kohës kur ishte në lokal me Ervin Matën dhe Redi Popescun.
Nuk kam qëlluar askënd kur ishim në lokal me Ervin Matën, me Mervjol Bilon dhe me Redi Popescun. Ai na qerasi me një verë. Erdhën dy persona që si njihja dhe thanë: Askush të mos lëvizë!, dhe më pas nxorrën armët. Në atë moment u futa poshtë tavolinës nga frika. Në Greqi ika se do merrja nje pajisje por jo se do t’i fshihesha hetimit.
Gledio Hoti


