• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARREST SHTËPIE/ “Urdhërohet të mos largohet nga banesa”. Ja vendimi i zbardhur i gjykatës për Saimir TAHIRIN
Home
Shqipëri

ARREST SHTËPIE/ “Urdhërohet të mos largohet nga banesa”. Ja vendimi i zbardhur i gjykatës për Saimir TAHIRIN

12 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Në orën 18:40 Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Mësohet se gjykatësja Liliana Baku për më shumë se 8 orë ka arsyetuar vendimin dhe në fund ka vendosur këtë masë sigurimi.

VENDIMI I ZBARDHUR
Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda.

Kështu Gjykata vendosi:

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

Sipas vendimit:

Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.

Hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm nisën rreth 7 muaj më parë.

Prokurorët e çështjes i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Gjykatës me kërkesën për arrestimin e ish-ministrit Tahiri të bazuar sipas tyre në fakte, por Gjykata nuk e ka gjetur me vend kërkesën e prokurorisë dhe gjykatësja Liliana Baku ka vendosur të ngujojë brenda mureve të shtëpisë ish-ministrin e Brendshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dren Abazi sulmon “Ofchestra-n”: Kanë qenë disa çuna që i kam marrë prej rrugës dhe më pas kanë dalë…
Previous article Kategoria e Parë mbyll siparin, dramë në Pukë dhe Peqin

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT