Pas vendimit “Arrest shtëpie”, të ish ministrit Saimir Tahiri, ka reaguar menjehere edhe kryeministri Rama ku në një status në Facebook shkruan:
Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike.



