• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Arrest shtëpie” për Saimir Tahirin/ Prokuroria kërkon burg, apelon vendimin për ish-Ministrin
Home
Shqipëri

“Arrest shtëpie” për Saimir Tahirin/ Prokuroria kërkon burg, apelon vendimin për ish-Ministrin

17 May, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka apeluar ditën e djeshme vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie” për ish-ministrin Tahiri.

Lëvizja e Prokurorisë vjen vetëm një ditë pas seancës dëgjimore, ku ish-ministri u përball me Prokurorinë në sallën e gjyqit. Vendimin e gjyqtares Liljana Baku pritet që ta apelojë edhe vetë ish-ministri, ndërsa tani pritet që të caktohet data për dhënien e vendimit. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka disa prova të reja ndaj Tahirit dhe dyshon se ai ka manipuluar të dhënat në regjistrat kufitarë.

Tahiri është nën hetim për trafikim lëndësh narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv. Ka dyshime se Tahiri, gjatë kohës që ka qenë ministër i Brendshëm, ka favorizuar trafikun e drogës për grupin e Habilajve, me të cilët ka edhe lidhje familjare. Në seancën e fundit gjyqësore, prokurori Besim Hajdarmataj paraqiti edhe dy prova të reja për çështjen “Tahiri”.

Hajdarmataj kërkoi që të administrohej si provë, hyrja e një peshkarexhe italiane në Shqipëri me emrin “Fatima”. Peshkarexha, e cila kishte lidhje me Moisi Habilajn, ka hyrë në Shqipëri me 6 maj 2015 dhe, sipas Prokurorisë, radarët ishin të fikur atë natë për disa orë. I vetmi radar i ndezur ka qenë ai i Porto Palermos që ka pikasur peshkarexhën. Me të njoftuar Policinë në Dhërmi dhe Himarë, këto të fundit kanë shkuar ta verifikojnë dhe kanë raportuar se ishte peshkarexhë vendase me emrin “Rozeta”.

Por në fakt nuk ishte kështu. Peshkarexha “Fatima” është ankoruar në Triport të Vlorës ku ka marrë karburant dhe drogë dhe është nisur drejt Italisë. Në krye të Postës së Policisë në atë kohë ka qenë Sokol Bode, i emëruar nga Tahiri. Bode është një nga tre ish-drejtuesit e Policisë që është shpallur në kërkim dhe nuk gjendet për trafik droge. Prokuroria ka dorëzuar edhe një dosje të emërimit të dyshimtë të Bodes në krye të Postës së Policisë në Dhërmi.

Gjithashtu, sipas Prokurorisë, Saimir Tahiri ka manipuluar edhe regjistrat e hyrje-daljeve jashtë vendit. Bëhet fjalë për rastin e Artan Habilajt, i cili në 2014, ka ardhur nga Greqia në Shqipëri me skaf përmes Portit të Sarandës dhe skafi nuk është regjistruar në kufi. Si këto, ka edhe raste të tjera. Prokuroria argumenton se Policia Kufitare ka qenë në varësinë e ish-ministrit të Brendshëm. I njëjti skaf është marrë disa ditë më vonë nga Moisi Habilaj nga porti i Durrësit pa u regjistruar.

Prokuroria mbështetet në tri shtylla kryesore kur kërkon “arrestin me burg” për Tahirin. Sipas saj, ekziston rreziku që Tahiri, pas lënies së mandatit, të largohet jashtë vendit duke iu fshehur drejtësisë. Gjithashtu, Prokuroria arsyeton se Tahiri, ka mundësi të ripërsërisë veprat penale, nëse lihet i lirë, si edhe mund të ndë- rhyjë në prova duke prishur hetimin. Për këtë të fundit, Prokuroria ka përmendur si precedent, takimin e Tahirit me shtetasin Orgest Liperi, i cili bleu skafin për llogari të tij. Takimi është zhvilluar disa ditë pasi Liperi është marrë në pyetje në Prokurori.

Por Tahiri mbrohet duke thënë se takimi ishte detyrim qytetar dhe se Liperit i ka kërkuar vetëm falje për shqetësimet. Ai pretendon se nuk mund të prishë asnjë provë, pasi nuk mban asnjë post dhe është qytetar i thjeshtë. Mbrojtja është e bindur se në Apel mund të fitojë lirinë, njësoj si me zhbllokimin e pasaportës. Lidhur me pretendimet se mund të ripërsërisë veprat penale, Tahiri mbrohet duke thënë se veprat për të cilat po hetohet, supozohet se janë kryer për shkak të detyrës, mirëpo, ai këtë detyrë nuk e mban më.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndeshjet e Kampionatit Botëror/ Futbollisti Xhaka ka zgjedhur të relaksohet me gruan e tij (FOTO)
Previous article "SAMITI I SOFJES"/ Financial Times: Këto janë vendet skeptike ndaj Shqipërisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PëR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë Aktualitet

PARASHIKIMI PëR SOT/ E premte me mot kryesisht të qëndrueshëm, reshje të dobëta lokale në mesditë

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT