• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Arredimi: “Rinovoni” shtratin tuaj me shumë ide dhe me një buxhet minimal
Home
Lifestyle
Shtëpi & Kopshte

Arredimi: “Rinovoni” shtratin tuaj me shumë ide dhe me një buxhet minimal

13 January, 2018 luljetaautor Lifestyle, Shtëpi & Kopshte

Të lodhur nga shtrati i zakonshëm? E ndjeni se keni nevojë ta ndryshoni, por buxheti nuk ju premton? Mos u frikësoni: ja disa truke të vogla.

Shtrati: në këtë sezon të ftohtë është vendi më i përshtatshëm për t’u relaksuar. Megjithatë, nëse fillojmë ta ngacmojmë idenë e rinovimit të ambientit të brendshëm, por pa shpenzuar shifra marramendëse, sigurisht që duam t’i japim një rifreskim edhe krevatit. Por a do të mundemi me një buxhet minimal? Këtu janë disa ide që mund t’i kopjoni ose t’i merrni si pikë referimi për të filluar ndryshimin e mobiljeve në shtëpitë tuaja.

Të gjithëve na ndodh: kemi qenë me pushime në një hotel shumë elegant dhe jemi impresionuar nga luksi i orendive dhe dizajni; apo sa herë, duke parë nëpër revista, kemi ëndërruar ta transformojmë shtëpinë tonë në një shtëpi të kopertinash? Nëse ideja që nuk kemi në dispozicion kapitalin e nevojshëm na frikëson, mund të përdorim disa truke të vogla për të pasur një dhomë shumë elegante në përputhje me tendencat e fundit të dizajnit si dhe për të dhënë një efekt freskues në dhomën tonë të gjumit.

Ngjyra, ngjyra, ngjyra: i lyeni me ngjyra të forta muret prapa krevatit, sepse kështu do t’i japin një perspektivë të re dhe do të jenë të mjaftueshme për të rinovuar shtratin si dhe për të pasur një dhomë krejt të re.

Jastëk? Po, por shumë: ndonjëherë është e mjaftueshme të vendosim shumë jastëkë me ngjyra të ndryshme në ballë të krevati. Efekti do të jetë i mahnitshëm.

Pasqyra, kurrë pa të: vendosja e shumë pasqyrave të madhësive të ndryshme në mur pas krevatit do të ndihmojnë në zgjerimin e mjedisit dhe do ta bëjnë atë të ndritshëm. Buxheti minimal, por rezultati i habitshëm.

Rroftë e gjelbërta: a iu pëlqejnë bimët në shtëpi? Le të vendosim ndonjë bimë që varet në mur: bimët e brendshme me kosto minimale dhe kujdes shumë të shpejtë do të jenë perfekte për një efekt zbutës dhe të këndshëm.

Panelet dhe kornizat: gjithmonë në një buxhet të reduktuar, ne mund ta rinovojmë krevatin me panele të thjeshta të riciklueshme ose të bëra posaçërisht nga ne me ngjyrat që na pëlqejnë: nëse ato janë ton-në-ton ose në ngjyrë të kundërta,nuk ka rëndësi, rezultati do të jetë i menjëhershëm.

Një llambë krejtësisht e re: edhe ata që nuk duan që të ndryshojnë kokën e krevatit, mund ta rinovojnë dhomën duke ndryshuar llambat. Ndriçimi është padyshim një forcë e rëndësishme dhe na lejon të ripërtërisim disponimin e dhomës.

Nëse fiton pasioni: adhurues të biçikletave? Vendosni një ose dy rrota mbi shtrat. Do të jetë një arredim original dhe argëtues. Nëse pëlqeni patinazhin…. vendosni sa më shumë!

Sa është ora? Një orë e madhe muri si dhe e dobishme është një element i projektimit: ka nga të gjitha llojet dhe format. Vetëm kujdes: sigurohuni që mos të bëjë zhurmë, përndryshe lamtumirë pushimit.

Ideja tinëzare: dritat e Krishtlindjeve që përdorëm për pemën mund të kenë një jetë të re, sepse mund t’ia përshtasim folesë tonë. Të vendosura në mur, ata do të na japin përsëri një ndjenjë ngrohtësie. Përgatiti: Alpenews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milani bën "pazar" tek skuadra e Atalantës kërkon mbrojtësin anësor
Previous article Rikthehet Bundesliga, RB Leipzig vs Schalke, një duel që vlen për vendin e dytë

luljetaautor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT