• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRATISJA NGA SHQIPËRIA TE FOTOT ME HELIKOPTER PRIVAT…/ Kush është Frederik Durda që OFL i kërkon të justifikojë pasurinë
Home
Breaking News

ARRATISJA NGA SHQIPËRIA TE FOTOT ME HELIKOPTER PRIVAT…/ Kush është Frederik Durda që OFL i kërkon të justifikojë pasurinë

24 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kush është Frederik Durda që OFL i kërkon të justifikojë pasurinë?Në vitin 2001 u shpartallua një rrjet i trafikut ndërkombëtar që niste në Amerikën Latine dhe kishte si stacion të parafundit Shqipërinë.

Hetimet e atëhershme nxorën një grup bërthamë trafikantësh shqiptar në Tiranë, si menaxhuesit e ngarkesave prej mijëra kg droge që ishin destinuar për në tregun Ballkanit. Në krye të gjithë këtij rrjeti akuzohej se qëndronte Frederik Durda. Ky 42 vjeçar ishte arratisur në vitin 1976, gjatë dikatatures komuniste, nga Shqipëria drejt SHBA. Por shumë shpejt atje do të kishte pune me drejtësinë amerikane, e cila e dënoi në vitet ’80 për mbajtje dhe tregtim lëndesh narkotike. Pas rënies së komunizmit Durda do të rikthehej në Tiranë.

Ai ngriti një firmë import-eksport të lëndëve të ndërtimit, gjë e cila do ia lehtësonte punën në aktivitetin e tij të paligjshëm. Durda zhvendoset në Tiranë në një shtëpi  në një zonë të shtrenjtë në kryeqytet, ndërkohë që merr me qira në Athinë, ish- vilën e njërit prej kapove të vrarë nga mafia ruse. Lëvizjet e tij të shpeshta drejt Greqisë dhe të vëllait të tij në Itali në 1998, ngritën dyshimet e autoriteteve, të cilët nisën hetimet.

Në këtë vit ka qenë edhe udhëtimi i tij i parë në Medelin, në Kolumbinë e Pablo Eskobarit. Madje hetuesit kanë pasur edhe foto të Durdës në bordet e helikopterëve privat apo pranë kuajve të vilave dhe kuajve të racës në Kolumbi, e ndërsa në ato vite Shqipërinë nga 19 qershori 1999, e vizituan njëri pas tjetrit, 4 kolumbianë.

Në pronësi të tij ishte anija “Privilege”,ku me dokumentacion shkruhej se transportonte çimento, do të sillte drogën nga Kolumbia në Vlorë, ku mendohej se gjithçka do të ishte më e lehtë, për shkak të ndihmës të Sokol Koçiut, drejtor i policisë së kësaj zone, i akuzuar si pjesë e grupit. Pas kapjes së tonëve kokainë në një manune me lëndë ndërtimi, 2 të tjera të bllokuara në Holandë, ranë në gjurmët e rrjetit, ku u vërtetua se destinacioni i parafundit i kësaj sasie ishte Shqipëria.

Për 6 muaj të tjerë i gjithë rrjeti është mbajtur nën survejim të plote duke u regjistruar rreth 10 mijë biseda telefonike. Natën e 2 shkurtit, në 7 shtete njëherësh u arrestuan 21 persona, te konsideruar si hallkat kryesore të rrjetit ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri. Mes tyre figuronin edhe emrat e Frederik Durdës dhe vëllait te tij. Pak ditë më vonë, fletë- arresti u firmos edhe për shefin e policisë gjyqësore të Shqipërisë. Frederik Durda u dënua në vitin 2001 me 16 vjet, por në 2010 doli i lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKA NGA "KORONAVIRUSI"/ Gjendet zgjidhja për sfidën Milan-Genoa
Previous article VARIOLA VERA NË KOSOVË/ 48 vjet para koronavirusit në Kinë

k.autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT