Deputetët e Sri Lankës kanë zgjedhur kryeministrin Ranil Wickremesinghe si presidentin e ri të vendit, pavarësisht se populli ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Wickremesinghe përballet me detyrën për të nxjerrë vendin nga kolapsi i tij ekonomik dhe për të rivendosur rendin publik pas muajsh protestash masive.
Ai mundi rivalin e tij kryesor për postin, Dullus Alahapperuma, me 134 vota kundër 82 në votimin parlamentar.
Ish-presidenti i Sri Lankës Gotabaya Rajapaksa u arrartis nga vendi javën e kaluar.
Ai udhëtoi shkoi në Maldive dhe më pas në Singapor pasi mijëra protestues sulmuan rezidencën e tij presidenciale dhe ndërtesat e tjera qeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Protestuesit kishin kërkuar gjithashtu dorëheqjen e Wickremesinghe, i cili u emërua kryeministër në maj.
Ata dogjën shtëpinë e tij private dhe gjithashtu sulmuan zyrën kryeministrore në Colombo në demonstrata kundër udhëheqjes së tij.
Sri Lanka ka falimentuar dhe përballet me mungesa të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë.


