• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRATISJA E MOISI HABILAJT NË ITALI/ Dështojnë 33 seanca gjyqësore në Tiranë, po kërkohet edhe në Shqipëri por asnjë rezultat (DOKUMENTI)
Home
Breaking News

ARRATISJA E MOISI HABILAJT NË ITALI/ Dështojnë 33 seanca gjyqësore në Tiranë, po kërkohet edhe në Shqipëri por asnjë rezultat (DOKUMENTI)

17 January, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas 33 seancave të dështuara Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit nuk ka mundur të hapë gjyqin ndaj Moisi Habilaj, të dënuar në Itali si kreu i grupit kriminal që trafikonte drogë. Sipas të dhënave të gjykatës shkaqet e shtyrjes së 33 seancave janë nga pandemia COVID-19, mungesa e avokatëve, mungesa e gjyqtarëve, prokurorëve e deri tek ekzekutimi i letër-porosisë në Itali.

Sipas ligjit, gjykata ka detyrim të njoftojë të pandehurin në adresën se ku ai ndodhet për nisjen e gjykimit dhe ecurinë e tij, por prej pak ditësh Moisi Habilaj është arratisur në Itali ku qëndronte në arrest shtëpiak dhe nuk ka më një adresë.

Të bashkëpandehur me Moisiun janë edhe Florian Habilaj, Nezar Seiti, Armando Sulaj, Maridian Sulaj, Sabaudin Celaj, Tigrens Mezuraj, Fatmir Minaj, të gjithë nën akuzë për grup kriminal dhe trafik narkotikësh.

Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 1 tetor 2019 dhe pas 14 muajsh ende nuk ka asnjë vendim apo seancë ku të jetë pranuar kërkesa e disa prej të pandehurve për gjykim të shkurtuar.

Moisi Habilaj u dënua në Itali me 15 vite e 5 muaj burg lënë në fuqi edhe nga Apeli atje, por ky vendim nuk u ekzekutua pasi një javë më parë ai u arratis nga banesa ku qëndronte me masën sigurie.

Prej ditësh janë kryer kontrolle edhe në Shqipëri për gjetjen e tij por pa rezultat. Pala italiane ka kërkuar nga autoritet shqiptare të vazhdojë kontrollet pasi ka dyshime të arsyeshme se Moisi Habilaj është larguar nga Italia për t’u fshehur në Shqipëri.

Aktualisht në Itali ndodhet Nezar Seitaj me masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe për hetuesit në Katania ai konsiderohet si financieri i grupit kriminal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 25 PRILLIT/ Veliaj në Rrogozhinë: Demokratët e thjeshtë ngrohen në diell, PD-LSI e kanë humbur busullën
Previous article NIPI TELEFONON POLICINË DHE THOTË SE GJYSHI ËSHTË VETËVRARË/ Prokuroria urdhëron arrestimin dhe e akuzon për vrasje

Delo.autor

Postime të ngjashme

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike Breaking News

"KRYETARI I PAGËZUAR RISHTAS NGA KUSHTETUESJA..."/ Vendimi për Veliajn, Rama: Rast unikal në historinë e Europës demokratike

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë Breaking News

"TË ZBATOJMË MARRËVESHJET DHE TË NISIM..."/ Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT