• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRATISJA E ISH KRYEMINISTRIT GRUEVSKI/ Kërkohen nga Mali i Zi xhirimet e kamerave kufitare
Home
Rajon

ARRATISJA E ISH KRYEMINISTRIT GRUEVSKI/ Kërkohen nga Mali i Zi xhirimet e kamerave kufitare

19 November, 2018 F.autor Rajon

Ministria e Brendshme e Maqedonisë hodhi poshtë dyshimet e ngritura nga mediat bullgare se ish-Kryeministri Nikolla Gruevski ishte larguar nga Hungaria. Përmes një deklarate për shtyp, kjo ministri thotë se nuk ka të dhëna për largimin e Gruevskit.

“Nga të dhënat që disponojmë dhe bisedave me Ministrinë e Brendshme hungareze, Gruevski gjendet në Hungari, ku pret vendimin e autoriteteve rreth kërkesës së tij për azil”.

Përpara parlamentit hungarez, sekretari shtetëror në kabinetin e Kryeministrit Orban tha se Gruevski ka trajtim special për shkak se ka qenë dhjetë vite Kryeministër i Maqedonisë.

Sekretari i Orbanit konfirmoi se Gruevski ka aplikuar për azil në ambasadën e një vendi tjetër, pa saktësuar se ku. Ai ka refuzuar t`u përgjigjet pyetjeve se si ka arritur ish-Kryeministri Gruevski në Hungari, por pohoi se autoritetet hungareze nuk e kanë ndihmuar.

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Maqedoni ka kërkuar nga autoritetet e Malit të Zi video-xhirimet e kamerave të sigurisë së vendkalimit kufitar, ku ish-Kryeministri Gruevski kishte kaluar kufirin rrugës për në Hungari. Prokuroria njoftoi se po hetohet edhe lëvizja e Gruevskit nëpër Maqedoni.

Ministria e Drejtësisë është duke punuar rreth kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm për ekstradimin e ish-Kryeministrit Gruevski.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DO TA BESONI/ Çudia në ITALI, arbitri akordon PENALLTI për…SHARJE
Previous article Doni ta "ÇMENDENI"një femër gjatë seksit? Ja ku duhet ta prekësh

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4” Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4”

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë Rajon

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT