“Ne duhet të hetojmë nëse Gruevski ka dale jashte vendit vullnetarisht apo është rrëmbyer”. Keshtu ka deklaruar sot gjate nje konference per mediat, kryeministri i Maqedonise, Zoran Zaev.
“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se Gjykata ta ketë lëshuar urdhërin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria”- tha ai, raporton AlsatM.