Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit tregon detaje rreth arratisjes së anijes siriane me 500 tonë kripë nga Porti i Durrësit.
Qytetari shkruan tek Berisha se anija u ndihmua nga kapiteni i kapitenerisë së Portit, Taulant Allka dhe kryetari i kapitenerisë së Shqipërisë, Paulin Ndreu, vëllai i deputetit të PS-së Pjerin Ndreu.
DENONCIMI TEK BERISHA
“I nderuar zoti Berisha. Ne ARRATISJEN e anijes me mall brenda të zhdoganuar nga porti i Durrësit ka ndihmuar kapiteni i kapitenerisë të portit Taulant Allka dhe kryetari i kapitenerisë të Shqipërisë, vëllai i deputetit socialist Pjerin Ndreu në kompromis me policinë kufitare. Kjo tregon mossigurinë ndaj një biznesi nga shteti i korruptuar.