Çdo ditë, në komunikatat e Policisë nuk mungojnë rastet e personave që largohen nga shtëpia dhe që familjarët e tyre i denoncojnë dhe kërkojnë ndihmë e Policisë.
Këtij “rregulli”, nuk mund ti shpëtonte as 24-orëshi i fundit.
Sipas Policisë, mësohet se ka pasur 4 raste denoncimesh largimesh nga shtëpia, ndërsa është gjetur një adoleshente e cila deklaroi se ishte larguar me dëshirë.
Njoftimet e Policisë
Komisariati i Policisë Nr. 3, Tiranë
Më datë 29. 06. 2018, shtetësia E. B., vjeçe 24, banuese në Tiranë, kallëzon se në Maj 2018, i është larguar nga banesa vëllai, E. B., vjeç 33. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.
Më datë 29. 06. 2018, F. K., vjeçe 58, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 22. 06. 2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti, shtetasi M. K., vjeç 64. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.
Komisariati i Policisë Nr. 4, Tiranë
Më datë 29.06.2018, shtetasja V. K., vjeçe 41, banuese në fshatin Zall Bastar, kallëzon se më datë 28. 06. 2018, i është larguar nga banesa vajza me iniciale H. K., vjeçe 17, e cila më datë 29. 06. 2018, është paraqitur në Komisariat dhe deklaroi se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 29. 06. 2018,shtetasi Sh. M., vjeç 42, banues në Katund i Ri, kallëzon së i është larguar nga banesa vëllai, shtetasi H. M., vjeç 48. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës.
Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 29. 09. 2018, rreth orës 17:00, shtetasi P. P., vjeç49, banues në fshatin Rranxa, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, shtetësia K. P., vjeçe18. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër.


