• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Arratia e tre ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit/ Krimet e Rënda nisin hetimin pasuror të tyre
Home
Aktualitet
Drejtësi

Arratia e tre ish-zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit/ Krimet e Rënda nisin hetimin pasuror të tyre

2 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Krahas hetimit penal për 3 ish-drejtuesit e policisë së Vlorës të cilët dyshohet se kanë ndihmuar grupin  e Habilajve në kultivimin dhe trafikun e kanabisit, ka nisur edhe një hetim pasuror.

Burime nga Prokuroria për Krimet e Rënda konfirmojnë për “TV Klan” se të gjitha pasuritë e ish-drejtorit të policisë së qarkut të Vlorës Jaeld Çela, Gjergj Kohilës, ish-Shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Sokol Bodes, ish-shefit të Policisë Kufitare në Dhërmi do të kalojnë në sitë.

Subjekt i këtij hetimi do të jenë gjithashtu edhe familjarët dhe të afërmit e tyre. Grupi hetimor u ka nisur një shkresë bankave të nivelit të dytë për të gjetur të gjitha llogaritë bankare të të shpallurve në kërkim dhe familjarëve të tyre.

Prokurorët kërkojnë të sqarojnë nëse këto llogari justifikohen nga tre oficerët e policisë dhe të afërmit e tyre.

Gjithashtu një shkresë për informacion i është nisur edhe hipotekave për të verifikuar të gjitha pasuritë e patundshme që tre ish-zyrtaret e policisë zotërojnë.

Në 22 Nëntor për këta të tre doli një urdhër ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila dyshon për implikim të tyre në trafikun e kanabisit.

Dy ditë më parë gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për të lëshuar urdhër-arresti për ish-zyrtarët e lartë të policisë Jaeld Çela dhe Gjergj Kohila.

Mbi ta rëndon akuza e kultivimit dhe trafikut të lëndeve narkotike në kuadër të grupit të  strukturuar kriminal. Sipas hetimeve ata kanë bashkëpunuar me grupin e “Habilajve” të cilët gjatë katër viteve të fundit kanë trafikuar drejt Italisë 3,5 ton kanabis.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rreshjet në vend/ Përroi shemb shtyllat elektrike në Sarandë, shumë fshatra pa drita
Previous article SKEMA E PENSIONEVE/ Qeveria ndryshon programi edhe për të vetëpunësuarit

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT