• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ARMIQTË TANË…”/ Kjo FOTO shkaktoi reagime të ashpra në Turqi
Home
Nderkombetare

“ARMIQTË TANË…”/ Kjo FOTO shkaktoi reagime të ashpra në Turqi

19 October, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Greqia, Egjipti dhe Qiproja nënshkruan një marrëveshje tripalëshe paraditen e sotme, e cila ka ngjallur mjaft reagime në Turqi, raporton abcnews.al.

Memorandumi i mirëuptimit i firmosur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al Sisi si edhe kryeministri qipriot  Nikos Anastasiadis ka si kryefjalë bashkëpunimin mes tre shteteve në rajon, por është lexuar qartë si një pozicionim kundër rolit të Turqisë në rajon.

Një ndër pikat kryesore të marrëveshjes është bashkëpunimi në sektorin energjetik duke ndërtuar një “autostradë të energjisë” në Mesdhe mes të treja shteteve, por në radhe të parë diçka e tillë prek drejtpërdrejt Turqinë, e cila pretendon si pjesë të Zonës Ekskluzive Ekonomike zonën detare përreth Kretës dhe ishujve të tjerë grek pranë tokës turke.

Duke mos fshehur qëllimin e marrëveshjes, palët dënuan qasjen problematike sipas tyre të Turqisë në Egjeun Lindor përmes dërgimit të anijeve për kërkimin e gazit dhe naftës të shoqëruara me flotë ushtarake.

Turqia ka marrëdhënie jo të mira si me Greqinë ashtu edhe me Qipron, ndërsa prej vitit 2012 është në një raport të ngrirë edhe me Egjiptin, pasi Al Sisi rrëzoi qeverinë islamiste të Mursit.

Në raportimet e tyre, mediat turke i kanë cilësuar të tre liderët si armiq të Turqisë. “Milliyet” shkruan se “armiqtë e Turqisë” kanë hedhur në drejtim të këtij shteti akuza të paqëna në lidhje me pasuritë nëndetare në Mesdhe.

Ndërkohë, “Hurriyet” shkruan se të tri shtetet u bënë bashkë kundër Turqisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA ICARDI-WANDA/ Tifozët e PSG “sulmojnë” sulmuesin argjentinas
Previous article MESSI NUK HEQ DORË/ Aguero drejt PSG, Icardi bëhet “shkes”

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT