Ajo është një nga blogeret shqiptare më të përfolura në vend.
Përveç pamjes së saj tërheqëse Armina Mevlani është vënë në qendër të vëmendjes dhe për lidhjen e saj të dashurisë me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha.
Armina dhe Shkëlzeni prej vitesh janë tashmë në një lidhje të konsoliduar, por asnjëherë nuk kanë treguar detaje nga jeta e tyre në çift. Dhe nuk kanë pse në fakt.
Këtë herë Armina na ka zbuluar pak nga ajo çka ndodh poshtë çarçafëve të saj.
Teksa është duke shfletuar një libër ajo ka shkëputur prej tij një frazë ‘pikante‘ për ta ndarë me ndjekësit. Dhe bëhet fjalë se kur duhet të bësh seks për herë të parë me djalin që të vjedh vëmendje.
‘Nëse flini me të menjëherë me siguri nuk do jeni me të për një kohë të gjatë. Të shkosh vetëm për një natë, thellë vetes ju lë shijen se nuk po bëni diçka për tu ndjerë krenare.’ shkruhet në pjesën e shkëputur nga libri.
‘Vajza mos flini me të që në takimin e parë. Në fakt unë jam fanse e të qëndruarit për disa muaj si persona që thjesht takohen’, ka shkruar Armina.
Armina na lënë të kuptohet se ajo dhe Zeni kanë kaluar kohë të mira thjesht duke u takuar si miq. Mos vallë është ky sekreti që lidhja e tyre ka zgjatur për vite?./ express



