Blogerja Armina Mevlani ka rrëfyer përse stoli në liqenin e Comos ka një domethënie mjaft të madhe për të.
E ftuar në emisionin “Pop Culture”, Mevlani ka treguar se ka qenë pikërisht në atë moment kur partneri i saj Shkëlzen Berisha e ka propozuar për martesë, ndërkohë që në mënyrë mjaft romantike, ata kanë qenë duke dëgjuar këngën e tyre.
“Erdhi shumë spontanisht, sepse po rrinim bashkë dhe kishim vënë këngën tonë. Zeni më tha: Do të doja shumë të isha gjithmonë me ty, të martohesha me ty. A e do dhe ti këtë gjë”, është shprehur Armina.
Ndonëse nuk ka treguar se kur do të jetë data e martesës, Armina theksoi që edhe pse ka dashur një ceremoni mjaft private, ajo është e ndërgjegjshme se do të bëhet publike.