Blogerja e njohur Armina Mevlani dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha kanë festuar përvjetorin e tyre të dashurisë në një prej vendeve më romantikë.
Prej vitesh së bashku dhe prej fillimit në qendër të vëmendjes.
Pak ditë më parë ata na kanë treguar stolin e dashurisë ku prej vitesh realizojnë të njëtën foto.
“I njëjti vend, gjithmonë ne. I kam mbledhur keto foto ndër vite me shumë dashuri …” – i shkruan Armina Shkëlzenit nga profili i saj në Facebook.
Dhe Shkëlzeni nuk mund të mos komentonte në një kolazh fotosh të mbushura me kujtime.
“Ti e bën magjik këtë vend” ka shkruar Shkëlzeni dhe e shoqëron komentin me dy zemra të kuqe.





