• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 January, 2021
AlpeNews

Tirana, Albania

23 January, 2021
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ARMIKE E POPULLIT”/ Si u dënua Nurie Koculi me “grupin” e Musine Kokalarit
Home
Dossier

“ARMIKE E POPULLIT”/ Si u dënua Nurie Koculi me “grupin” e Musine Kokalarit

23 April, 2019 k.autor Dossier

Bëmë grevë urie kur e transferuan Musine Kokalarin në burgun e Burrelit… 11 ditë nuk hëngrëm, as pimë… por ata na çuan në birucat e izolimit…”

Nurie Koculi është një ndër vajzat e para shqiptare që njohu agresionin komunist nëpër qelitë e errëta të diktaturës komuniste. Ishte vetëm 24 vjeç, kur u dënua me burg, si “armike e popullit”. Ishte mikeshë me Musine Kokalarin, dhe kjo do të ishte edhe një ndër akuzat për të cilat do të dënohej me pesë vite burg. E kishte njohur Musinenë në vitin 1943, tek libraria. Nuria mbante korespondencë edhe me Isuf Luzajn, një ndër emrat e shquar shqiptar në fushën e filozofisë, gjithashtu i shpallur si “armik i popullit”. Nurija do të dënohej edhe si lexuese dhe shpërndarëse e gazetës “Zëri i Lirisë”. Kur e arrestuan, në vitin 1946, Nuria gjeti në qeli të tjera vajza e gra intelektuale të shquara si Musine Kokalari, Merita Sokoli Tezha, Erifili Bezhani, Rita Koçi, Diti Biçaku, Frida Sadedini e të tjera.

Nurie Koculi ka ndërruar jetë prej disa vitesh, por kujtimet e saj vijnë në kujto.al falë kontributit të së bijës, Almira Myzyri. Më poshtë, botohet e plotë dëshmia e sjellë në kujto.al nga Almira, siç i ka rrëfyer e ëma, Nurie Koculi. Në pak rreshta, vijnë disa momente pikante të jetës së vështirë të së ëmës, bashkë me dosjen e diktaturës, ku shënohen arsyet e dënimit të Nurie Koculit.

Almira Myzyri: Ç’më rrëfeu nëna ime për qelitë e diktaturës

“Na nxorën nga shtëpia tek Shallvaret dhe morëm një dhomë në Tiranë të Re. Mbas ca ditësh, e arrestuan vëllanë tim Kujtimin e mbetëm ne të dyja vetëm, unë dhe mamaja.
Në dhjetor të ’46-ës, më arrestuan dhe mua. Mbeti mëma vetëm. Atë e lajmëruan të ikë nga Tirana. Ku të vente ajo e shkreta? Vajti në fshat, por shtëpinë e kishin bërë zyra. Mëmën e futën bashkë me bagëtitë në një stallë, i dhanë 20 rrënjë ullinj, nga ata që ju ishin sekuestruar. Kur mundej, vinte të na shihte në burg. Kujtimi ishte në Kampet e Korçës në Maliq e unë në Tiranë, në burgun e vjetër.

Burgu i vjetër

Ishin 4 dhoma: në dy prej tyre, rrinin ordinerët, në dy të tjerat, rrinim ne gratë e arrestuara për politikë. Të gjitha bashkë në atë vend të ngushtë, ku secila kishte vetëm 30 cm hapësirë.
Çdo muaj vinte një kontroll për ne, na shqepnin dyshekët, na merrnin librat, letrat, lapsat, e ç’tu mbushej mendja. Na izolonin: na mbyllnin derën dhe vetëm në mëngjes e në mbrëmje, shkonim në banjë e mbushnim ujë, në një çezëm në oborr, për t’u larë e për të pirë. Dy herë në ditë, na binin një kazan me supë, ujë me dy kokrra oriz ose makarona dhe një copë bukë, herë misri, herë gruri. Ne nuk hapnim gojën, se spiunët na raportonin se flisnim për politikë.

Në grevë urie për Musine Kokalarin

Kur morën Musinenë për në Burrel, unë, Qefsere Bega dhe Merita Sokoli bëmë grevën e urisë. 11 ditë, as bukë, as ujë. Na mbyllën në dhomën e vogël. Të 11 ditët, na çuan në birucat e burgut. Mua me ra të fikët, pastaj na kthyen në burg si më parë. Qefseres i vinte familja. Mua me vinin motrat e Osman Kazazit. Me sillnin ndonjë triko dhe ndonjë lek.
Abaja (Refija) ishte në Kocul, por kur vinte, sillte ushqime. Më erdhën një herë, dhe Drita Koculi e Shyqyrit me të shoqin, Sybiun. Sa ishin martuar. Veledini vinte, por i thashë mos hajde, nuk është mirë për ty të vish në burg. Motrat e Osmanit vinin, në çdo takim. Mëma, ku të shkonte më parë. Dolëm të gjallë, por çdo të bënim pa punë.
Kujtimin e futën prapë në burg, e dënuan 10 vjet, sepse nuk kishte denoncuar. Avokati në gjyq tha: Për këtë akuzë, në Rusi, maksimumi dënojnë 3 vjet. Prokurori tha: Është i biri i Qazim Koculit dhe ka qenë edhe një herë tjetër ne burg”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SAKRIFICA E MOTRAVE"/ Ema Gashi: Jap DORËHEQJE për të mbrojtur Rovenën
Previous article NJË PASURI NATYRORE/ Lumi Shkumbin në Librazhd, ideal për sportet ujore (PAMJET)

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Dëshmitë e ish-të burgosurit: Si më arrestuan oficerët e SS në Krakow dhe aventura ime në kampin nazist... Dossier

DOSSIER/ Dëshmitë e ish-të burgosurit: Si më arrestuan oficerët e SS në Krakow dhe aventura ime në kampin nazist...

DOSSIER/ Fotot e rralla nga Lufta I Botërore: Kur kryqëzorët dhe luftanijet e fuqive të mëdha mbërrinin... Dossier

DOSSIER/ Fotot e rralla nga Lufta I Botërore: Kur kryqëzorët dhe luftanijet e fuqive të mëdha mbërrinin...

DOSSIER/ Nga diktatura tek Kosova, intervista e Leka Zogut l në 1989 me rastin e 50-vjetorit në mërgim: S’kam... Dossier

DOSSIER/ Nga diktatura tek Kosova, intervista e Leka Zogut l në 1989 me rastin e 50-vjetorit në mërgim: S’kam...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet Blog

KRESHNIK SPAHIU/ O popull, keni dy alternativa: Votoni partitë e reja, ose bojkotoni zgjedhjet

ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje Blog

ALBERT P. NIKOLLA/ Përdëllimi i PD-së për varfërinë: 1000 lekë për familje

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin! Blog

MERO BAZE/ Të gjitha faktet përse SPAK duhet të thërrasë Berishën për 21 Janarin!

EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie Blog

EDI RAMA/ 4 dëshmorë, zemra të lënduara dhe mendje të trazuara nga kujtimi i një tragjedie

SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Një President njerëzor, në vend të një ikësi

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT