• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARMËPUSHIMI PO BIE? Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr, viktima në Liban
Home
Nderkombetare

ARMËPUSHIMI PO BIE? Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr, viktima në Liban

3 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Armëpushimi i ndërmjetësuar në SHBA mes Izraelit dhe Hezbollahut po jep sinjale dështimi, teksa palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të tij.

Të paktën 11 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të hënën si pasojë e sulmeve izraelite në dy qytezat jugore libaneze, Talousa dhe Haris, e po ashtu zona të tjera ku IDF goditi dhjetëra objektivë të Hezbollahut.

Bombardimet erdhën pak pasi Hezbollahu akuzoi Izraelin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit dhe lëshoi 2 raketa kundër pozicioneve ushtarake izraelite në atë që grupi i mbështetur prej Iranit e cilësoi sulm mbrojtës, parandalues.
Ushtria izraelite nuk raportoi viktima, por kryeministri Benjamin Netanjahu e cilësoi këtë një shkelje të rëndë të armëpushimit në fuqi prej 27 nëntorit dhe u zotua për përgjigje të fortë.

IDF pretendon se ka goditur infrastrukturë të Hezbollahut, automjete ushtarake dhe personel përgjatë dy ditëve të fundit. Edhe banorët në Bejrut thanë se kishin dëgjuar dronë të fluturonin në lartësi të ulët në orët e vona të së hënës.

Shkëmbimi i zjarrit e vë në rrezik armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA. Marrëveshja ndalon Izraelin të ndërmarrë operacione ushtarake sulmuese në Liban dhe i kërkon këtij të fundit të parandalojë grupet e armatosura, përfshirë Hezbollahun, të sulmojë Izraelin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ 55-VJEÇARI/ Me foto interneti hapi llogari në Instagram në emër të një të mituri dhe përfitoi para nga 117 persona, policia e arreston
Previous article "NA KA MARRË MALLI TË SHOHIM NJË GRUA SHTATZËNË"/ Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT