• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARMËPUSHIMI/ Hamasi liron 3 pengje, Trump i jep mbështetje Izraelit nëse do të rinisë luftën
Home
Nderkombetare

ARMËPUSHIMI/ Hamasi liron 3 pengje, Trump i jep mbështetje Izraelit nëse do të rinisë luftën

15 February, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Militantët e Hamasit liruan të shtunën tre pengje të tjerë, ndërsa forcat izraelite në këmbim liruan qindra të burgosur palestinezë, duke treguar se marrëveshja e brishtë e armëpushimit që ka ndërprerë luftimet në Rripin e Gazës, vijon të japë rezultate.

Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti lirimin e pengjeve izraelite dhe tha se do të mbështesë çdo vendim të Izraelit për hapat e mëtejshëm.

Grupi militant Hamas liroi tre pengje të tjerë të shtunën, në këmbim të të burgosurve palestinezë që u liruan nga Izraeli, pas arritjes së një armëpushimi të brishtë që duket se po zbatohet në faza pavarësisht tensioneve të fundit.
Tre izraelitët (Sagui Dekel Chen, 36 vjeç; Sasha Troufanov, 29 vjeç; Iair Horn, 46 vjeç) u detyruan të hipnin në një skenë ndërsa militantët palestinezë të Hamasit të armatosur me armë automatike qëndronin përkrah tyre në Khan Younis të Gazës, përpra se t’iu dorëzoheshin Kryqit të Kuq.

Në atë që njihet si Sheshi i Pengjeve në Tel Aviv, njerëzit shpërthyen në brohoritje dhe lot pasi morën vesh lajmin se pengjet iu dorëzuan ushtrisë izraelite nga Kryqi i Kuq.

“Jam e emocionuar që tre pengjet që po kthehen sot në shtëpi te familjet e tyre pas kaq shumë kohësh, por jam gjithashtu shumë e shqetësuar për djalin tim që po mbahet nga Hamasi. Ai nuk do të lirohet në këtë fazë por në fazën e dytë sepse ai është i ri. Duke parë pengjet e liruara jam e tmerruar nga situata që po kalon djali im dhe nuk e di se çfarë po ndodh më pas, por pres që qeveria të vazhdojë në fazën e dytë të marrëveshjes”, deklaroi nëna e një ushtari izraelit të marrë peng.

Menjëherë pas lirimit të tre pengjeve izraelitë autobusët që transportonin të burgosur dhe të paraburgosur palestinezë u nisën nga burgu izraelit Ofer në Bregun Perëndimor. Autobusi i parë mbërriti në Ramallah ndërsa një turmë brohoritëse disa duke valëvitur flamujt palestinezë.

Shkëmbimi i tre izraelitëve me 369 palestinezët uli shqetësimet në rritje se marrëveshja e armëpushimit mund të shpërbëhej përpara përfundimit të fazës së parë 42-ditore, që hyri në fuqi që nga 19 janari.

Faza e dytë e armëpushimit do të hapë negociatat për kthimin e pengjeve të mbetura të gjallë dhe për të përfunduar një tërheqje ushtarake izraelite si dhe dhe rindërtimit të Gazës.

Presidenti amerikan Donald Trump në një postim në rrjetet sociale përshëndeti lirimin e pengjeve dhe theksoi se Uashingtoni mbështet cdo vendimi të Izraelit në lidhje me hapat e tjerë.

Më herët Hamasi të cilin Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtetet perëndimore e kanë shpallur organizatë terroriste, kishte kërcënuar se nuk do të lironte më shumë pengje dhe akuzoi Izraelin për shkelje të kushteve të armëpushimit, duke ngjallur frikën për rifillimin e luftimeve.

Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit në tetor të vitit 2023, që shkaktoi vdekjen e 1,200 personave dhe gjatë të cilit grupi militant rrëmbeu 250 pengje. Kundërofensiva e Izraelit shkaktoi vdekjen e 48200 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve vendase, të cilat nuk i veçojnë viktimat civile nga militantët. Izraeli thotë se ky numër përfshin rreth 17000 militantë të vrarë.

Presidenti Trump ka përmendur një plan në bazë të së cilit Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin mbi Gazën dhe palestinezët do të largoheshin në një vend të tretë, pa të drejtë kthimi. Shtetet e tjera rajonale, përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe Arabinë Saudite, e kanë kundërshtuar këtë ide./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNA NDAJ BASHKËSHORTIT TË GJYQTARES DOLLANI/ Shullazi thuri planin nga qelia me ndihmën e Ervis Martinajt
Previous article ROLI I NATO-S NË KOSOVË/ Osmani takon gjeneralin Cavoli

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT