• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARMËPUSHIM NË GAZA/ Hamasi i dorëzon Kryqit të Kuq tre pengjet e para gra! Palestinezët kthehen në rrënojat e shtëpive
Home
Nderkombetare

ARMËPUSHIM NË GAZA/ Hamasi i dorëzon Kryqit të Kuq tre pengjet e para gra! Palestinezët kthehen në rrënojat e shtëpive

19 January, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Lufta gati 15-mujore në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit është ndalur këtë të dielë, 19 janar, pas hyrjes në fuqi zyrtarisht të armëpushimit mes palëve.

Informacionet e fundit nga Gaza flasin për lirimin e 3 pengjeve nga Hamasi dhe dorëzimin e tyre te përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, informon “La Repubblica”.

Mediat shkruajnë se Hamasi i dorëzoi Kryqit të Kuq tre pengjet e para gra, Romi Gonen, Emily Damari dhe Doron Steinbrecher.

Edhe sipas Channel 12, Kryqi i Kuq ka marrë përsipër tre pengjet e para izraelite të liruar nga Hamasi, vajzat e reja Romi, Doren dhe Emily.

Bëhet fjalë për një infermiere veterinare 30 vjeçare, një vajzë 24 vjeçare e rrëmbyer në Festivalin Nova dhe një vajzë 28 vjeçare me shtetësi edhe britanike. Sipas mediave, nga ana tjetër Izraeli do të lirojë 90 gra palestineze të burgosura.

Zyrtarët izraelitë gjithashtu e konfirmuan se “procesi i lirimit të pengjeve ka filluar”. IDF autorizoi nënat e të rrëmbyerve që t’i takonin në kompleksin e pritjes Reem përpara se të dërgoheshin në spital. Pas përqafimit me familjarët, vijohet me kontrollet në spital nga mjekët dhe trajtimin e tyre.

Kurse imazhet nga Gaza të publikuara në mediat sociale tregonin autokolonën e Kryqit të Kuq në rrugën e saj për të rimarrë tre pengjet izraelite përpara lirimit të tyre.

Edhe presidenti amerikan në largim, Joe Biden do të komentojë armëpushimin e Gazës pas mbërritjes së tij në Charleston. Ai do flasë për fillimin e armëpushimit në Rripin e Gazës në orën 10:30 (me orën lokale, 16:30 në Europë), kur të mbërrijë në Karolina e Jugut, në ditën e fundit të plotë të presidencës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Mijëra palestinezë festuan në rrugë, ndërsa tashmë po kthehen në banesat e tyre të rrënuara. Trupat izraelite u tërhoqën nga Gaza, pas marrëveshjes së arritur në Doha. Automjetet e IDF u panë duke u larguar nga Rafah përmes korridorit të Filadelfias, i cili shtrihet përgjatë kufirit jugor me Egjiptin.

Por, ndërsa Hamasi ende s’kishte publikuar listën me emrat e pengjeve, ushtria izraelite vijoi sulmet në Gaza duke vrarë 19 persona dhe plagosur 30 të tjerë. Netanyahu ka thënë se sipas marrëveshjes Izraelit i lind e drejta të rifillojë luftën në rast të mos zbatimit të saj nga Hamasi në termat e rëna dakord.

Presidenti amerikan Biden vetëm pak ditë më parë tha se palët pas fazës së parë të armëpushimit duhet të vijojnë negociatat për mbylljen përfundimtare të luftës kohë gjatë së cilës duhet të qëndrojnë në armëpushim.

Lufta në Gaza ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale, ku si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë më shumë se 46.000 palestinezë, ndërsa mbi 90 për qind e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh është zhvendosur.

Marrëveshja mes Izraelit e Hamasit

Armëpushimi, që u arrit pas një viti të ndërmjetësimit intensiv nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti, është i dyti që hyn në fuqi që kur nisi lufta në tetorin e vitit 2023, pasi mbi një vit më parë palët kishin ndalur luftimet për një javë dhe gjatë asaj periudhe u liruan disa pengje. Negociatat e ndërmjetësuara nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara erdhën pak përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, më 20 janar .

Faza e parë e saj do të zgjasë gjashtë javë, gjatë së cilës 33 nga 98 pengjet e mbetura – gra, fëmijë, burra mbi 50 vjeç, të sëmurë dhe të plagosur – do të lirohen në këmbim të gati 2,000 të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë.

Gjatë fazës së parë, ushtria izraelite do të tërhiqet nga disa nga pozicionet e saj në Gaza dhe palestinezët e zhvendosur nga zonat në veri të Gazës do të lejohen të kthehen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË VLORË/ Makina përplaset me motorin, humb jetën një person
Previous article ZHDUKEN DY TË RINJ NË TIRANË/ Familjarët kërkojnë ndihmë në Polici

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT