• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARMENI/ Mijëra njerëz në rrugë kundër kryeministrit aktual. SHBA thirrje për demonstrata paqësore
Home
Nderkombetare

ARMENI/ Mijëra njerëz në rrugë kundër kryeministrit aktual. SHBA thirrje për demonstrata paqësore

25 April, 2018 anxheladoko Botë, Nderkombetare

Kreu i opozitës armene deklaroi se ishte gati të udhëheqë vendin pas dorëheqjes së kryeministrit Serzh Sarkisian pas rreth dy javë protestash kundër sundimit të tij. Dje nëpërmjet një deklarate të zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, u bëhej thirrje palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive brenda kuadrit ligjor të kushtetutës armene, për të siguruar një tranzicion paqësor të pushtetit. Deklarata përgëzonte popullin armen për angazhimin në dialog me qëllim përparimin e të ardhmes së tyre sovrane, përmes mjeteve demokratike e paqësore.

Udhëheqësi i partisë politike armene Kongresi Kombëtar Nikol Pashinyan detyroi Serzh Sarkisianin të largohej nga detyra të hënën pas protestave lidhur me akuzat se ai kishte manipuluar kushtetutën, me qëllim zgjatjen e qëndrimit të tij në pushtet përtej një dekade.

“Nëse ishim në gjendje të garantonim dorëheqjen e Serzh Sarksyan-it, jemi të sigurtë se do të jemi në gjendje ta bëjmë partinë në pushtet që t’i bindet vullnetit të popullit. Nëse jo, do të vazhdojmë të përshkallëzojmë edhe më shumë veprimet tona“, thotë Nikol Pashinyan anëtar i parlamentit armen dhe udhëheqës i opozitës.

Dje Nikol Pashinyan-i udhëhoqi me mijëra vetë në një marshim për të përkujtuar përvjetorin e masakrave të turqve osmanë, që u morën jetën 1.5 milionë armenëve në vitin 1915, duke paralajmëruar arritjen e tij politike.

Turqia e mohon masakrën ndaj armenëve që kap përmasat e një fushate të orkestruar nga shteti.

Partitë politike të Armenisë duhet të propozojnë një kryeministër të ri brenda shtatë ditësh. Udheheqësi i opozitës Nikol Pashinyan-i pritet të luajë një rol kyç në riorganizimin e mundëshëm politik të vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANË 19 VJEÇARIN GREK/ Zbulohet IDENTITETI i një prej shqiptarëve. 23 vjeçari është VRASËSI...
Previous article Ronaldo i dërgon një fanellë të personalizuar yllit të United

anxheladoko

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT