• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ARMË PA LEJE DROGË DHE LOJËRA FATI”/ Denoncimi i qytetarëve çon në pranga 4 persona. Katër të tjerë…
Home
Breaking News

“ARMË PA LEJE DROGË DHE LOJËRA FATI”/ Denoncimi i qytetarëve çon në pranga 4 persona. Katër të tjerë…

19 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kater persona jane vene ne pranga, nderkohe qe 4 të tjerë u proceduan penalisht.

policia-e-shtetit

Policia e Shtetit ben me dije se vetem gjatë 12 orëve të fundit, 7 denoncime nga qytetarët për paligjshmëri në fushën e armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike dhe lojërave të fatit.

Sipas policise se Shtetit, gjate aksioneve te zhvilluara ne qytete te ndryshme te vendit, krahas arrestimeve jane sekuestruar lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, tavolina pokeri, aparate celular e laptop.

Njoftimi i policise 

Në Shkodër, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi D.S., 22 vjeç, banues në qytetin Pukë, me një armë zjarri kallshnikovë, e cila iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij.

Në Librazhd, shërbimet e Policisë, pas telefonatës nga qytetarët kanë finalizuar operacionin e koduar “Qafë Driza”, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shtetasit L.M 49 vjeç i kanë gjetur 14 copë fishekë, si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasi L.M., u arrestua në flagrancë.

Në Lezhë, Specialistët për Narkotikët kanë vënë në pranga shtetasin R.G., 50 vjeç, pasi pas informacionit të marrë dhe kontrollit të ushtruar në banesën dhe territorin përreth banesës së shtetasit R.G., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Ndërsa në Vlorë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 36-vjeçarit S.D., pasi nga kontrolli fizik, Policia i gjeti 30 doza lënde narkotike të dyshuar kanabis.

Ndërkohë po falë denoncimeve të qytetarëve dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë janë evidentuar dhe goditur tre raste të ushtrimit të aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Në Tiranë, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, kanë proceduar penalisht shtetasin F. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në rrugën “Myslym Shyri” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjet një tavolinë pokeri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në Berat, Specialistët e Seksionit për Krimet proceduan penalisht shtetasin A.Z., 47 vjeç, banues në Poliçan, pasi në subjektin “Bar-Kafe” ushtronte aktivitet pa kasë fiskale dhe lojëra fati (lloto sporti). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një laptop.

Në Elbasan, Policia procedoi penalisht pronarët e një subjekti shtetasit I.Ç., 38 vjeç dhe G.Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tyre ushtronin aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe fton këdo të denoncojë falas në numrin 112, në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, ose përmes rrjeteve sociale në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, çdo rast të paligjshmërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERI "BËN PAQE" ME ICARDIN/ Klubi zikaltër e uron për ditëlindjen (FOTO)
Previous article TENTOJNË TI VJEDHIN IPHONE-N/ Djali i Pirro Çakos sulmohet nga grabitësit në mes të parkut (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT