• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Armë në kokë biznesmenit, i marrin 4 milionë lekë. Dëshmia në Polici: Katër persona…
Home
Aktualitet
Kronikë

Armë në kokë biznesmenit, i marrin 4 milionë lekë. Dëshmia në Polici: Katër persona…

6 February, 2018 g.autor Aktualitet, Kronikë

Grabitet me maska dhe armë banesa e një biznesmeni në Fushë- Krujë. Katër persona morën nën kërcënimin e armëve automatike, para, bizhuteri dhe automjetin e familjes dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur, duke përfituar nga errësira. Sipas Policisë, kanë qenë katër persona të armatosur, që kanë hyrë në shtëpinë e biznesmenit Blerim Kaloshi në Fushë-Krujë ku veç tij i morën një shumë parash edhe nipit të tij.

Në total, shuma e grabitur është 4 milionë lekë të vjetra, ku 2.5 milionë iu grabitën të zotit të shtëpisë dhe 1.5 milionë të tjera nipit të tij. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:30, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Mësohet se Policia e Fushë-Krujës ka shoqëruar disa persona, por ende nuk ka një të dyshuar. Kryefamiljari Kaloshi është shprehur se autorët ishin katër persona, dy me kallashnikovë e dy me pistoleta, që të gjithë të maskuar.

Në dëshminë e tij, dhënë në Polici, 36-vjeçari tregon se u ka hapur derën dhe më pas, nën kërcënimin e armëve, është detyruar t’u japë një shumë prej rreth 2.5 milionë lekë të vjetra, që kishte në shtëpi.

“Ishin katër persona. Të katër të maskuar dhe në duar mbanin armë, dy pistoleta, ndërsa dy të tjerë kallashnikovë.

Na vunë pistoletën në kokë dhe na kërcënua se do të na vrisnin po të mos u tregonim se ku i kishim paratë. U tmerruam. U dhamë 2.5 milionë lekë, po ata nuk u larguan, kërkonin para të tjera. Mendonin se kishim më shumë lekë gjendje. Kështu, njëri na mbante armën drejt me qëllim që të mos bënim asnjë lëvizje, ndërkohë të tjerët kontrollonin nëpër shtëpi. Morën ca gjetën, bizhuteri të ndryshme”, ka pohuar për Policinë kryefamiljari.

Por autorët duket se nuk kanë qenë të kënaqur, ndaj në kërcënimin e armëve, kanë kontrolluar banesën dhe kanë marrë gjithçka që u dukej me vlerë.

“Përpara se të largoheshin, më mbyllën në banjë, me qëllim që të largoheshin të pashqetësuar”, ka shtuar 36-vjeçari.

Por para se autorët të largoheshin, në banesën e familjes Kaloshi ka mbërritur nipi i 36-vjeçarit, i cili ka rënë gjithashtu pre e grabitësve. Nipi, që banonte afër, ka pikasur se diçka nuk shkonte dhe ka rendur drejt banesës për të parë se çfarë po ndodhte. Por në momentin që është ngjitur në katin e sipërm, atij i dolën përpara dy persona të armatosur, të cilët i kanë kërkuar të futej brenda. Të riut i janë marrë 1.5 milionë lekë që kishte me vete dhe makina personale, të cilën e përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Burime për gazetën thanë se, familja Kaloshi jeton në një vile 3-katëshe, ku kati i parë është përshtatur për biznes. Në katin e parë, familja Kaloshi, e vetëpunësuar, kishte një dyqan ushqimor dhe një lokal të vogël.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËFIMI PREKËS/ 32-vjeçares së papunë i hiqet edhe ndihma ekonomike: Nuk rris dot djalin tim
Previous article “Mallkimi” i titullit të Premierligës, e pësojnë trajnerët

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT