Asambleja Zgjedhore e FSHF ka nisur punimet sot në orë 09:00 ku do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Federatës.
Futbolli shqiptar zgjedh sot nga Durrësi drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme, si dhe 11 anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.
Pjesa e 11 anëtarëve të Komiteti Ekzekutiv janë presidenti, 2 zv/presidentët dhe 8 anëtarët. 1 nga këto anëtarë zgjidhet automatikisht presidenti i arbitrave.
Dje zbarkuan në Shqipëri dhe përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s të cilët do të monitorojnë zgjedhjet.
ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE
13:12
Armand Duka ka triumfuar ndaj Bashkim Finos duke u shpallur Presidenti i ri i FSHF me 38 vota kundrejt 24 votave. Mbetet të theksohet se 3 vota janë shpallur të pavlefshme.
13:03
3shtë mbyllur edhe raundi i dytë i votimit, dhe menjëherë ka nisur procesi i numërimit.
12:50
Ka nisur raundi i dytë i votimit për Presidentin e ri të FSHF.
12:22
Pas skualifikimit të Shpëtim Halës, gara do të zhvillohet ndërmjet Bashkim Finos dhe Armando Dukës, ku ai që merr 50+1 vota shpallet fitues.
12:20
Ka përfunduar raundi i parë i votimeve, ku asnjë kandidat nuk ka marrë 2/3 e votave. Do të ketë përsëri votim.
Duka ka marrë 39 vota, Fino 22 vota ndërsa katër prej tyre janë shpallur të pavlefshme.
Ndërsa kandidati Shpëtim Hala është skualifikuar.
12:10
Fillon procesi i numërimit të votave.
12:09
Përfundon votimi .
11:51
Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo e pa dy herë fletën e votimit dhe ishte pishman për zgjedhjen e tij.
11:50
Ka nisur proçesi i votimit, i pari është thirrur emri i presidentit të Skënderbeut, Ardijan Takaj. Presidentët votojnë në radhë sipas renditjes aktuale të Superiores.
11:45
Fjala e plotë e kandidatit për President të FSHF, Shpëtim Hala:
“Të nderuar antarë të asamblesë. Realisht unë vij në këtë garë si njeri i sportistit për sportin. Futbollit duhet të prevalojë mbi çdo interes partiak. Unë do të kisha shumë dëshirë që në këtë sallë duhet të kishin ardhur presidentë, sepse duhet të ishin privatizuar me kohë klubet. Unë kam një kontribut modest në sport.
Mendova të bëhem garë e kreut të FSHF-së përballë 2 personave me influencë si Duka dhe Fino. Jam injoruar nga mediat dhe kam marrë ftesë vetëm nga televizioni “News 24”. Për mua ka një paragjykim në futboll. Unë kam qenë 5 vjet gjyqtar në Itali. Unë kam dhënë dorëheqjen për shkak të racizmit.
Është ofenduar kombi im. Është ofenduar Shqipëria. Prandaj edhe dhashë dorëheqjen. Një shqiptar nuk mund të arbitronte në një shtet si Italia. U bëra pjesë e garës, ndoshta edhe duke u paragjykuar. Unë jam fituesi moral i kësaj gare. Kundrejt shumë personaliteteve, sot ka shumë përfaqësim.
Kulmi i arritjes ka qenë pjesëmarrja në Europia. Nuk mund ta mohoj askush kontributat e secilit prej kandidatëve, në fushat e tyre. Kam provuar edhe ofendimet. Votoni për një njeri që është energjik dhe mund të japë shumë për futbollin. Mund të sjellë ndryshime. Unë do kisha pasur shumë dëshirë që mos i kisha dëgjuar akuzat dhe në këtë sallë.
Duhet të ishin ne që t’i tregonim UEFË-s që dimë të bëjmë zgjedhje dhe dimë të zgjedhim më të mirin. Është e vërtetë që ka pasur shumë probleme. Probleme duhen filluar nga ekipi i moshës.”
11:40
Merr fjalën Shpëtim Hala
11:30
Fino: Fondet nuk do të përdoren për presidentin, por për klubet, për sportdashësit.
11:22
Fino: Askush nuk mund të qëndrojë më tepër se 2 mandate. Angazhohem për fushë sporti në çdo bashki
11:21
Fino: Mos votoni për mua, por për projektin tim
11:20
Fino: Fubollin duhet ta çojmë atje ku e meriton
11:19
Fjalën e mer kandidati për president, Bashkim Fino
10:42- 15 minuta pushin para se të votohet. Duka propozon qe ti jepet fjala Finos dhe Halës para fillimit te votimit
10:32- Punimet në Asamble. Është miratuar buxheti për vitin 2018. Kundër kishte vetëm një votë. Miratohet kompania Deloitte Albania për menaxhimin e financave.
10:10
Ndërpritet sinjali në Asamble! Ngjarja ka ndodhur kur përfaqësues i klubit të Lushnjës, Fatos Tushe, ka hapur në Asamble çështjen e 12 shoqatave të paregjistruara në Gjykatë.
Në këtë moment është ndërprere sinjali dhe nuk dihet ende se kur do të mbërrijë përsëri. Mediat kanë ngelur jashtë mbulimit të Asamblesë dhe deri tani nuk ka asnjë informacion se çfarë është duke u folur në Asamble për këtë çështje.
Mësohet se organizatorët janë duke u përpjekur të rikthejnë sinjalin për mediat televizive.
10:00-Nis debati në Asamblenë Zgjedhore. Kryetari i Bashkisë Lushnje kapet me shoqatat e paregjistruara.
Agim Ademi, zëvendës president i Federatës së Kosovës.
09:50-“Të nderuar përfaqësues të FSHF-së, të UEFA, përfaqësues të futbollit dhe zv.ministrin. Falenderoj FSHF-në për të gjithë mbështetjen që na ka dhënë. Falënderojmë tej mase Shkodrën që në ka pritur në eliminatoret që na lanë pas. Do vazhdojmë së bashku me FSHF-në të avancojmë punimet në dy federatat tona.”
09:46
Surkis: Interesat e futbollit duhet t’i vendosim mbi interesat tona
09:45
Surkis: Nuk duhet të përdoren teknologji manipulative
09:40
Surkis bën thirrje që kandidatët të mos bien në kompromis, si edhe ka evidentuar faktin ku politika nuk duhet të ndërhyjë në futboll, sepse cdo lloj ndërhyrje e tillë është e pajustifikueshme.
09:36
Surkis: Zgjedhja e presidentit të ri të bëhet sipas statutit
09:33
Surkis: UEFA do të ndihmojë në ndërtimin e stadiumit të ri, ku do të luhen ndeshje të nivelit të lartë
09:32
Gregory Surkis: Para asamblesë takova kryeministrin Rama, ku pata një dialog të gjatë me të.
09:31-Grigori Surkis, zv/president i UEFA-s.
“I nderuar zv.ministër i sportit. Të nderuar koleg përfaqësues nga federata e Kosovës. Në emër të delegacionit të FIFA-s dhe UEFA-s, si një shërbyes i juaj, kam kënaqësinë të vizitoj këtë Asamble. Dhe tu jap ju urimet më të mira nga presidenti i UEFA-s Ceferin.
Jam i befasuar nga mënyra sesi e duan futbollin në këtë vend. Kjo i lejon Shqipërisë të zërë një vend të dukshme futbollin Botëror. Vendi juaj ka prodhuar futbollist të njohur në gjithë Europën. Si Hysaj dhe Thomas Strakosha.”
09:30
Fjalën e ka marrë përfaqësuesi i UEFAS, Gregory Sukis
09:20-Shkurti
Puna juaj gjatë kësaj periudhë kanë qenë intensive. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Kombëtaren, por për përgjithësi në impaktin që futbolli krijon te njerëzit. Veçoj dëshirën e fëmijëve për t’u marrë me këtë sport të rëndësishëm. Në do të vazhdojmë të mbështesin projekte të rëndësishme, siç është “Grow”
Të dashur miq më lejoni t’ju uroj suksese në këtë Asamble Zgjedhore. Shpresoj se do të ketë “Fair-Play”. Ju uroj punë të mbarë dhe faleminderit.”
Duka është shprehur se përkushtimi i tij me hapa të mëdhenj nuk ka munguar. Gjithashtu ai u shpreh se mbi të gjithave përpor zgjedhjeve duhet të fitojë futbolli.
09:15
Duka: Futbolli shqiptar ka shënuar jo pak ngjarje të rëndësishme
09:10
Fino ka mbetur i pakenaqur nga protokolli, pasi dy kandidatet (ai dhe Hala) u jane caktuar vendet nga fundi i salles. Ne shenje mospajtimi ulet ne fund fare se bashku me Sulejman Staroven!
Ai ka thënë se te tre kandidatet duhet te ishin ne pozicion te baranrte dhe jo Duka te qendroje ne krye! Sipas tij eshte mungese respekti…
09:00
Kandidati për President, Armando Duka ka mbajtur një fjalim përshëndetës duke shënuar edhe fillimin e punimeve.





