Andi Lila nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij të pamasë për presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Ai e ka pranuar edhe publikisht në “Procesi Sportiv”, ku gjatë një debati me presidentin e KOKSH, FIdel Ylli, e cilësoi një hero kreun e FSHF-së.
“Ju keni frikë nga Armand Duka, i pari ti që thua nuk dua të flas me emra. FIFA dhe UEFA e kanë me tre mandate e ky e ka 5. 20 vjet. Rri edhe 25 të tjera se ju rrini”, iu drejtua Ylli ish-futbollistit të Kombëtares.
“Për sa i përket ekipit kombëtar, Armand Duka është hero. E ka bërë si Reali i Madridit e Barcelona. Sa i përket kampionatit shqiptar është zero, zero po të them.
Pse? Sepse shteti nuk ka ndihmuar”, ishte përgjigja e Lilës, i cili pak kohë më parë me Sindikatën e Futbollit premtoi se do i hapte luftë drejtuesve të FSHF-së.