• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ARMA E VARFËR”/ Çfarë është nitrati i amonit që shkaktoi apokalipsin në Bejrut (FOTOT)
Home
Nderkombetare

“ARMA E VARFËR”/ Çfarë është nitrati i amonit që shkaktoi apokalipsin në Bejrut (FOTOT)

5 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Më shumë se 100 të vdekur, shumë të humbur, më tepër se 4 mijë të plagosur dhe dëme kolosale materiale. Ky është bilanci i shpërthimit të frikshëm në Bejrut pasditen e djeshme.

Shpërthimi ndodhi në zonën e portit dhe lënda plasëse që shkaktoi dëmin kolosal është 2 700 ton nitrat amoni.

Por çfarë është nitrati i amonit dhe çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

Nitrati i amonit konsiderohet si një nga elementët bazë për ekstremistët në të gjithë botën në realizimin e atentateve vdekjeprurëse, shkruan abcnews.al.

Një element i domosdoshëm për të krijuar atë që njihet si “arma e varfër”.

Nitrati i amonit është i mirë dhe i domosdoshëm për të ushqyer tokën me qëllim rritjen e bimëve në të. Por bëhet i rrezikshëm kur përzihet me substanca të tjera.

Është akoma më vdekjeprurës – sipas ekspertëve – nëse hyn në kontakt me karburantet.

Për momentin hipoteza zyrtare flet se ka qenë pikërisht ngarkesa e madhe e sekuestruar ngë një anije disa vitë më parë që shkaktoi shpërthimet në zemër të Bejrutit.

Më vonë do të mësohet pse dhe për faj të kujt.

Gjithnjë nëse e vërteta nuk do të jetë shumë e sikletshme. Pas pamjeve të publikuara, në kujtesë vijnë dhe shpërthime të tjera të frikshme.

Për shembull ato të konfliktit sirian: fraksionet në luftë gërmojnë tunele poshtë vendqendrimeve armike, i mbushnin me përzierje të tilla dhe i hidhnin në erë shumë lehtë.

Vala shokuese e shpërthimit që zhduk gjithcka brenda pak sekondash, të kujton autobombat, të drejtuara nga atentatorë vetëvrasës, nga Iraku në Afganistan.

Në pjesën më të madhe të këtyre episodeve ishte dhe është ende nitrati i amonit, i bashkuar me lëndë shpërthyese, naftë dhe përbërës të tjerë.

Ekspertët e grupeve ekstremiste kanë mësuar t’i përdorin, kanë shkëmbyer informacione me njëri tjetrin, duke i përditësuar dhe perfeksionuar.

Është një armë e varfër, e cila mund të krijohet thjesht duke marrë përbërësit në tregjet normale.

Terroristët kur nuk mund të kenë eksploziv tjetër përdorin këtë formulë, jo vetëm në Lindjen e Mesme.

Për masakrën e Oklahomës në 1995-ën, supremacistët përdorën këtë zgjidhje kriminale duke mbushur një kamiont, të cilin më pas e hodhën në erë poshtë zyrave federale.

Dhe separatistët baskë te ETA e kishin në arsenalin e tyre.

Në Europë, pikërisht për të reduktuar rreziqet, përdoren fertilizues më të lehtë, një kundërmasë që ka shtyrë atentatorët të kërkojnë alternativa të tjera, me përbërës që mund të gjenden lirisht në treg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DJALI U PËRPOQ TË SHPËTOJË MAMANË"/ I mbijetuari rrëfen momentet dramatike kur rrezikuan mbytjen: U bë ciklon, varka u përmbys (VIDEO)
Previous article E RËNDË NË HIMARË/ Fundoset varka e peshkimit me një familje brenda, policia jep DETAJE: Gruaja dyshohet se është mbytur

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake Botë

ALARM NË MOSKË/ FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit Botë

PËR HERË TË PARË/ SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT