Një grup hacker-ash kanë arritur të shtien në duart e tyre të gjithë arkivën e e-maileve të zyrtarëve të perfaqësisë së Shqipërisë në OKB.
Sipas burimeve, suksesi i arritur nga hacker-at në këtë operacion erdhi si pasojë e papërgjeshmërisë së pjesëtarëve të personelit. Këta të fundit i përdorin e-mailet zyrtare edhe në telefonat personalë, pa protokolle sigurie.
Ende nuk dihet se çfarë përfaqëson ky grup hacker-ash por komunikimi dhe mjaft informacione të shtetit shqiptar janë tashmë pre e rreziqeve të mëdha.
Besiana Kadare, drejtuesja e këtij misioni e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje që prej muajit Gusht 2017.
/AlpeNews.al/


