• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Arkeologjia e tmerrit”, gërmimet zbulojnë varret masive në Siri
Home
Mister

“Arkeologjia e tmerrit”, gërmimet zbulojnë varret masive në Siri

22 April, 2018 anxheladoko Mister

Mediat e huaja e kanë quajtur “arkeologjia e tmerrit”: gërmimet në zonat që ishin dikur fortesa të kalifatit islamik kanë nxjerrë në pah mizoritë e skajshme të Shtetit Islamik.

Më i fundit i tyre është varri masiv i gjetur në një fushë futbolli, pranë njërit prej spitaleve në afërsi të qendrës së Raqqa-se, ish-kryeqyteti i ISIS-it në Siri.

Sipas Abdallah al Eriane, zyrtar i këshillit të ri bashkiak të mbështetur nga kurdët që kontrollojnë aktualisht zonën, në këtë varr janë gjetur deri tani të paktën 50 trupa, por dyshohet se aty mund të jenë groposur mbi 200 vetë.

viktimat mund të jenë civilë e të burgosur të ekzekutuar në momentet e fundit të rënies së Kalifatit, ndërsa mes tyre ka gjasa të ketë edhe militantë. Spitali dhe fusha e futbollit kishin mbetur në duart e ISIS-it gjatë betejës finale për Raqqa-ne.

Të vdekurit janë varrosur rrëmbimthi e me tërbim. Duket se nuk kishin pasur vende të tjera ku t’i vendosnin, shpjegon al Eriane. Autoritetet kurde dhe vetë banorët civile të provincës thonë se pjesa dërrmuese e varreve masive të hapura në atë periudhë të errët kohë për ta, nuk është zbuluar ende, i tillë është niveli i barbarive të Shtetit Islamik në vend.

Situata të ngjashme raportohen edhe në Mosul, e në rajonin e krishtere Niniveh. Nuk është bërë ende një verifikim sistematik i terrenit përreth burgut më të madh të Mosulit, ku verën e vitit 2014, militantet e ISIS-it torturuan e vranë me qindra ushtarë, policë e funksionare irakiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milani në ankth, ''regjisori'' rrezikon finalen e kupës
Previous article Çfarë thotë “USAID” dhe çfarë thotë kazani?

anxheladoko

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT