• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARESTIMI I KRYEPROKURORES NË MAQEDONI/ Lleshaj: Edhe ne kemi në hetim Adriatik Llallën, meritojmë negociatat
Home
Politikë

ARESTIMI I KRYEPROKURORES NË MAQEDONI/ Lleshaj: Edhe ne kemi në hetim Adriatik Llallën, meritojmë negociatat

30 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se Shqipëria i ka përmbushur detyrat dhe pret hapjen e negociatave në tetor.

“Detyrat e vendit sa i takon negociatave i kemi përmbushur më së miri. Nuk ka ende një datë për çeljen e negociatave për të dy vendet. Vendimi pritet të merret në mes të tetorit” tha ai pas takimit me ministrin e Brendshëm maqedonas Spasovski.

Referuar arrestimit të prokurores speciale Katica Janeva në Maqedoni për rastin ‘zhvatja’, i pyetur nëse edhe Shqipëria i ka plotësuar kushtet për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta ashtu si vendi fqinj,  Lleshaj tha se edhe Shqipëria ka në hetim ish-kryeprokurorin e përgjithshëm.

“Meqenëse shkuat direkt tek prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale  ish-prokurori i përgjithshëm“tha ai, referuar hetimeve për Adriatik Llallën.

Fjala e plotë e Sandër Lleshajt në Pustec
Jemi këtu në Pustec, bashkë me Ministrin e Brendshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në një takim, i cili synon të përcjellë disa mesazhe të rëndësishme. Kemi diskutuar rreth bashkëpunimit shumë të mirë dypalësh në fushën e sigurisë dhe rendit publik dhe me theks të veçantë bashkëpunimin në fushën e menaxhimit të kufirit të përbashkët.

Kemi diskutuar dhe kemi rënë dakord për të vijuar më tej procesin e lehtësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat tona kufitare, me objektin që në një kohë shumë të shpejtë, të kalojmë në modelin “One stop shop” në pikën e Qafë Thanës dhe me objektivin për t’u thelluar më tej edhe në pikat e tjera kufitare me qëllim që standardin “One stop shop” ta kemi në të gjitha pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Po ashtu kemi diskutuar çështje të tjera që kanë të bëjnë me bashkëpunimin operacional policor në fushën e luftës kundër krimit. Kemi diskutuar për rakordimin e përpjekjeve në drejtim të integrimit europian të të dy vendeve tona. Dhe po ashtu kemi diskutuar rreth intensifikimit të përpjekjeve të përbashkëta të të dy qeverive për ta mbështetur edhe bashkinë e Pustecit, e cila përfaqëson dhe një bashki “urë” midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Dhe pikërisht për këtë arsye ne do të angazhohemi seriozisht, edhe si ministra të Brendshëm, por edhe si qeveri, në mënyrë që në bashkinë e Pustecit të thellojmë bashkëpunimin, të intensifikojmë investimet në mënyrë që kjo të shndërrohet në një model shumë të mirë ndërkufitar, pra të një bashkie e cila lidh të dy vendet tona, pse jo, të tre vendet, sepse është një bashki që në fakt lidh tre vende, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë.

Edhe njëherë, falënderoj Ministrin maqedoas për vizitën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRAND SLAM "US OPEN"/ Rafael Nadal kualifikohet pa luajtur, tërhiqet kundërshtari...
Previous article FAMILJA E LUIS ENRIQUE NË ZI/ Nga Neymar tek Ronaldo, ja reagimet e yjeve të futbollit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të... Aktualitet

SHOKUESE/ Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren në Tiranë, në telefonin e së miturës u gjetën video të rënda të...

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT