• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARDIT RADA: Drejtësia “një po, të tjerët jo”!
Home
Blog

ARDIT RADA: Drejtësia “një po, të tjerët jo”!

9 November, 2017 xhesi.editor Blog

Nga Ardit Rada

Saimir Tahiri vijon të jetë në syrin e një cikloni i cili nuk dihet sesa do të zgjasë dhe se çfarë bilanci shkatërrimesh do të lerë pas. E gjitha kjo në bazë të një historie të shëmtuar, ku përzihen dyshimet për trafik, me moskokëçarjen e naivitetin që të le pa gojë të një shtetari që dikur shihej si një politikan që dinte gjithçka e përgjonte këdo, por që sot po mësojmë se i ka lënë rrugëve edhe dokumentat personale, edhe kujdesin minimal që duhet të ketë një figurë publike e atij profili.

Që të mos përsërisim ato që janë thënë e thuhen deri në këto orë për temën në fjalë nëpër media, parlament e rrjete sociale, vlen të bëhet një përpjekje sado e vogël për ta vënë aferën Tahiri në një kontekst të drejtë, me të tjera zhvillime që vërtiten me vite nëpër redaksitë e mediave, bisedat e ditës të shqiptarëve dhe në atë që mund të konsiderohet si lista e gjatë e të vërtetave të pathëna.

Ndërkohë që masakrimi i ish-ministrit të Brendshëm është kthyer në një sport kombëtar, të tjerë politikanë të përfolur rëndë, në të shkuarën e afërt apo edhe këto orë, vijojnë të prijnë kryqëzatën kundër ish-ministrit, duke mos u lodhur së treguari sesa të revoltuar janë me këtë “shtet kriminal”! Mirë bëjnë, kanë të drejtë të drejtojnë gishtin tek të tjerët, pa u parë kurrë në pasqyrë, sepse mesa duket ky teatri absurd shqiptar i pranon edhe këto shfaqje të pista publike.

Për të qenë të saktë me kronologjinë e ngjarjeve dhe profesionin, duhet t’ju kujtojmë lexuesve se prej vitesh, një personazh i njohur i viteve ’90, ish roja-personale e Sali Berishës, kërkon të pyetet nga Drejtësia, pas një mali të lartë historish, provash të pretenduara, akuzash konkrete dhe faktesh të ofruara në media, rreth qeverisjes së asaj kohe. Me epiqendër ish-presidentin Berisha, në momentet më dramatike të asaj dekade.

Izet Haxhia insiston të pyetet për ato që ka thënë, por askush nuk i ka trokitur në derë në Turqinë e afërt ku jeton, për t’i marrë një dëshmi zyrtare dhe për ta verifikuar më pas atë. Prokuroria nuk e ka parë të arsyeshme që të hedhë hapin logjik, të paktën për verifikimin e atyre që Haxhia thotë prej vitesh tashmë.

Së dyti, një bashkëshorte e një biznesmeni të njohur, tashmë të rënë në burg, del e akuzon zyrtarë të nivelit të lartë të shtetit shqiptar. Thotë se disponon prova për implikimin e tyre në afera të papastra. Askush nga organet hetimore përkatëse nuk i troket në derë për ta pyetur sesa të vërteta apo të rreme i ka këto prova. Të gjithë bëjnë veshin e shurdhët, duke bërë sikur nuk kanë dëgjuar a lexuar ato që thuhen. Përkundrazi, dosja e madhe në të cilën përfshihet bashkëshorti i kësaj zonje, mbyllet duke bërë që të ngrihen shumë supe, madje edhe mediat e huaja.

Së treti, një kryebashkiak që duhet hetuar në bazë të ligjit të dekriminlaizimit, jo vetëm mbrohet me votat e KQZ për të mos u rrëzuar nga detyra, por opozita, e cila e ka zgjedhur, nuk flet asnjë fjalë për dënimin e tij me dy vjet burg për vjedhje në Itali. “Është qen bir qeni, po i yni ama”, thoshte dikur një president amerikan për një nga diktatorët e Amerikës Qëndrore.

Kjo është një drejtësi me meny në dorë. Pra, sipas interesit dhe dëshirës. Një drejtësi e tipit “një po, të tjerët jo”!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të gjitha llojet e ngacmimeve seksuale mund të jenë psikologjikisht të dëmshme
Previous article Myleene e nxeh atmosferën, ekspozon format "bombë"

xhesi.editor

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT