Asnjë emigrantë nuk mund të transferohet nga Italia drejt Shqipërisë pa vullnetin e tyre të lirë.
Kështë ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Europian Natasha Bertaud e cila ka shtuar se “transferimi i emigrantëve duhet të bëhet në bazë të normativës europiane mbi të drejtën e azilkërkuesve e që duhet respektuar nga cdo vend anëtar i BE.”
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sot ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, i cili në një postim në rrjetet e tij sociale shkruan se “Në Europë nuk lëvizin asnjë gisht për të pranuar emigrantët, por indinjohen nëse shkojnë në Shqipëri, pasi duhet konsensusi i tyre. Po ku jemi në një shtëpi pushimi???… Çmenduri” shkruan ministri i Brendshëm italian.


