• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Arben Derhemi: Teatrin do e mbroj me gurë dhe me zjarr. Eni Jani: Reagimi tani i PD-së, i shëmtuar
Home
Kulturë
Kinematografi

Arben Derhemi: Teatrin do e mbroj me gurë dhe me zjarr. Eni Jani: Reagimi tani i PD-së, i shëmtuar

12 June, 2018 Redaktor2 Kinematografi, Kulturë

Shumica e aktorëve janë në një mendje, se Teatri Kombëtar nuk duhet shembur.

Ata pastaj ndahen tek ndërhyrjet politike.

Aktori Arben Derhemi thotë se është gati ta mbrojë Teatrin actual, qoftë dhe me zjarr.

“Jam kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, sepse nuk mund të ketë histori të nje qyteti pa pasur edhe histori teatri. Sidomos kur historia e këtij teatri është 73-vjeçare. Një shekullore. Është çmenduri të besosh që një artist të rrënojë vlerën historike.

Arkitektë nga e gjithë bota më komunikojnë se në asnjë vend të Europës nuk do ndodhte që të mos rikonstruksionohej teatri kombëtar. Është çmenduri dhe ky vend nuk e meriton të ketë as këtë kryeministër dhe as të hyjë në Europë.

Opozita dhe çdo qytetar rilindas dhe demokrat mund të ishte pjesë dhe promotor i shpëtimit të teatrit kombëtar.

Me fjalë, me gurë, me zjarr, apo me hu… unë do të bëhem pjesë e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.

I bëjmë thirrje kryeministrit dhe pjesës së sipërmarrësve të tërhiqen, sepse do mbahen mend si njerëzit, të cilët shkatërruan teatrin dhe ne do t’i akuzojmë brez pas brezi”, thotë Derhemi për “Koha Jonë”.

Ndërsa aktorja Eni Jani, e konsideron të shëmtuar sjelljen e opozitës, pasi kur ka qenë në pushtet, ka pasur mundësinë për të vënë dorë mbi Teatrin Kombëtar, në mënyrë që të mos degradonte.

“Përsa i përket godinës të jetë kjo si arkitekturë, apo një e re… këtu kemi mendime të ndryshme si komunitet e nuk shoh asgjë të keqe. Unë personalisht nuk do isha kundër, të shembej e te ngrihej një Teatër Kombëtar, që të vijë vërtetë era teatër e me dinjitetin që i takon të trajtohen si artistët, ashtu dhe komuniteti.

Por edhe nëse nuk prishet, të ruhet kjo sallë si muze e të shtohet me një sallë të dytë prapë është një zgjidhje. Janë shumë mënyra apo zgjidhje (por unë do isha për një të ri). Nuk mendoj se duke bërë të riun nuk respektohet komuniteti, apo vlerat e padiskutueshme që ka patur ai teatër, vlerat e të cilit kemi trashëguar dhe vazhdojmë t’i ndjekim me respekt e kënaqësi (ka shumë forma për të shprehur respektin dhe mirënjohjen tonë ndaj atyre që e krijuan këtë teatër e traditë të trashëguar). Por me mënyrën e formën, me të cilen po duan ta bëjnë me atë projekt që është prezantuar sigurisht nuk jam dakord dhe nuk pranoj në asnjë mënyrë që ai teatër të shembet e do kontribuoj me sa të mundem si aktore pa “yll” që jam, që kjo gjë të mos ndodhë.

Përsa i përket opozitës, sigurisht që nuk jam dakord.  Opozita e ka ditur me kohë gjendjen e teatrit dhe nuk dua që kauzën ta përdorin për interest e saj politike. Aty ishin dhe aty e kanë patur dhe fondin grek për teatrin, me të cilin mund ta bënin, por as nuk e vunë ujin në zjarr dhe ai fond as nuk u përdor për teatrin, por për Teatrin e Operas, me qëllim që teatrin ta sillnin deri në këtë pikë, tek PPP me pretekstin që nuk ka fonde. Është e shëmtuar dhe Tirana nuk e meriton këtë. Do isha shumë e lumtur që thirrjes sonë t’i përgjigjeshin të gjithë qytetarët, por për Opozitën kursesi nuk jam dakord”, thotë ajo.

Edhe Marin Orhanasi, është kritik me rolin e opozitës.

“Sa për opozitën s’di ç’të them. Deri tani s’kam parë ndonjë reagim të fortë prej tyre. Nëse i bashkohen kauzës (pa e përdorur politikisht) pse jo, le të bëhen pjesë e saj.

Por në shkatërrimin e Teatrit si institucion në të tërën e tij, kanë edhe ata faj. Siç ishte rasti kur hoqën shpërblimin e aktorëve etj..

Keshtu që, përkrahja e tyre kam frikë se do degjenerojë në përfitim politik. Nëse nuk degjeneron jam ok.

Në këtë çështje, sipas mendimit tim duhet të ngrihet i gjithë populli”, shprehet ai.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA lëshon super-kompjuterin më të shpejtë në botë dhe më të fuqishëm
Previous article ”Kim i talentuar”, Donald Trump vihet në siklet nga pyetja e gazetares: Ai ka vrarë…

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT