• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
ARBEN BAJRAKTARAJ DHE LINDA RUKA SJELLIN “MALL” NË TIRANË/ Shfaqja, “teatër i zhveshur” me muzikë dhe poezi
Home
Kulturë

ARBEN BAJRAKTARAJ DHE LINDA RUKA SJELLIN “MALL” NË TIRANË/ Shfaqja, “teatër i zhveshur” me muzikë dhe poezi

20 June, 2025 s.autor Kulturë

Një teatër i zhveshur, ku poezia dhe muzika përballen, ngacmohen, harmonizohen dhe janë në duel me njëra-tjetrën. E tillë është shfaqja “Mall”, ku mund të përjetosh hedonizmin mistik të rubairave të Omar Khajamit, revoltën lirike të poetit Teki Dervishi, “Nuk ka libër të shenjtë që pluhuri s’e mbulon”, dromca humori të Charles Bukowski-t, por edhe meditimet ekzistenciale të Frederik Rreshpjes të shkrira me zërin e Marije Krajës, ëmbëlsinë e Hafsa Zyberit apo zjarrin e rapsodit Riza Bllaca.

“Realisht ka nisur nga një shëtitje në Paris, buzë lumit, ku Linda pëshpëriti një këngë dhe aty për aty, m’u kujtua një poezi dhe ia ktheva. Nga aty lindi një dialog, që mandej e ndërtuam me tekstet e shpirtit, tekstet që ne i duam, por dhe këngët që Linda i do.”, – thotë për “Report TV”, aktori Arben Bajraktaraj.

Shfaqja ka si element kryesor poezinë, rrëfimin dhe muzikën dhe fillimisht është shfaqur në një festival në Francë. E krijuar prej rreth katër vitesh ajo ndryshon gjithmonë dhe tani në Tiranë, vjen e pasuruar edhe me tekste të Ernest Koliqit.

Asnjëherë nuk e luajmë njësoj këtë shfaqje. Gjithmonë e luajmë të rikompozuar, të rishpikur, të ndryshuar. Sigurisht rrotullohemi në një bosht narrative të njëjtë, por aksesorët skenografikë dhe disa nga pjesët performuese janë të ndryshme.”, – vëren Linda Rukaj.

Artistët, të cilët janë partnerë edhe në jetën personale, kanë shënuar me këtë shfaqje të parin bashkëpunim skenik me njëri-tjetrin.

“Është bashkëkrijuese, është e papritur, me ide të reja dhe kjo është një gjë që e dua jashtëzakonisht shumë.”, – shprehet Bajraktaraj për Linda Rukajn.

“Të luash përkrah me partnerin tënd shumë njerëz mund të thonë është e vështirë, por unë do të thoja është shumë e lehtë me Arbenin. Ai më ka dhënë diçka nga profesioni i tij, unë shpresoj t’i kem dhënë diçka nga profesioni im. Ne kënaqemi në skenë me njëri-tjetrin.”, – vijon Rukaj.

“Mall” do të vijojë të vihet edhe në Muzeun Etnografik në Kavajë dhe në Lekbibaj të Tropojës.

Nga ana tjetër, aktori Bajraktaraj sapo ka përfunduar xhirimet në një serial të Amazon, Prime Video me një studio hollivudiane. Ai sapo ka përfunduar edhe xhirimet të një filmi me metrazh të gjatë francez, ndërkohë që në gusht do të bëhet pjesë e një projekti në bashkëpunim me Qendrën Multimedia dhe autorin Jeton Neziraj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRITET PRESIONI MBI TEHERANIN"/ Analiza: Evropa në provë, a do të ndihmojnë negociatat në Gjenevë të ndalin Iranin bërthamor?
Previous article META KËRKON LIRINË NË GJKKO/ SPAK prova të reja për lobimin në SHBA, zbulohet edhe një episod i ri korrupsioni

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT