• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARABI SAUDITE/ Nisma antikorrupsion gjeneroi 106 miliardë dollarë. Fajtorët dorëzuan pronat e tyre
Home
Nderkombetare

ARABI SAUDITE/ Nisma antikorrupsion gjeneroi 106 miliardë dollarë. Fajtorët dorëzuan pronat e tyre

30 January, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Operacioni antikorrupsion në Arabinë Saudite ka gjeneruar 106.7 miliardë dollarë si pasojë e marrëveshjeve, tha prokurori i përgjithshëm i mbretërisë.

Sheiku Saud al Mojeb tha se 56 nga 381 persona të marrë në pyetje nga 4 nëntori, mbeten në arrest. Të tjerët janë shpallur të pafajshëm apo kanë pranuar fajin duke dorëzuar prona, para, siguracione apo asete të tjera, shtoi ai.

Sheiku Mojeb nuk përmendi asnjë emër, por raportohet se mes tyre ka princa, ministra dhe biznesmenë. Ditët e fundit, investitorët miliarderë Princi Alwaleed bin talal dhe Alvalid al Ibrahim, pronar i rrjetit të televizionit satelitor arab MBC, janë liruar nga vendi ku mbaheshin në arrest, hoteli Ritz Carlton në lagjen diplomatike të riadit.

Të dy ata kanë insistuar se janë të pafajshëm, por burime zyrtare saudite nënvizojnë se ata kanë rënë dakord për marrëveshje financiare pasi kanë pranuar shkelje të paspecifikuara.

Mes të liruarve të tjerë janë princi Miteb Bin Abdullah, djali i mbretit të ndjerë Abdullah, që sipas burimeve i ka dhënë shtetit në këmbim të lirimit asete me vlerë më shumë se 1 miliardë dollarë; dhe ministri i shtetit ibrahim al assaf që raportohet se është shfajësuar nga akzuat.

Kryeprokurori, sheiku Mojeb, tha se kishte refuzuar marrëveshjet financiare me 56 individët që mbahen ende në arrest për shkak të rasteve të tjera kriminale apo deri sa të përfundojë procesi i hetimit.

Ata besohet se janë transferuar në një burg nga Ritz Carlton, që do të rihapet për publikun muajin e ardhshëm. Ministri saudit i financave kishte thënë javën e shkuar se paratë e mbledhura nga marrëveshjet, do të përdoreshin për të financuar një program 13.3 miliardë dollarësh për të ndihmuar qytetarët sauditë që të përballojnë koston në rritje të jetesës. Operacioni antikorrupsion është iniciuar nga princi i kurorës Mohammed bin Salman, djali 32-vjeçar i mbretit Salman.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROJEKTI I AEROPORTIT TË VLORËS/ Ambasadori turk: Në Shqipëri 2.7 miliardë dollarë investime
Previous article BARDHI QUKU/ Berisha-Rama, këta tregtarë flamujsh

g.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT