Ish-kreu i PD Lulzim Basha ka folur pas shpalljes non grata të Ylli Ndroqit dhe Aqif Rakipit. Basha deklaroi jashtë Kuvendit se u faktua se më 25 Prill u rrëmbye vullneti i qytetarëve.
Teksa u pyet për planet e tij në politikë Basha deklaroi se nuk do të flasë pë këtë temë sot ndërsa shtoi se vendimet e tij janë vetëm në funksion të Partisë Demokratike.
“Një nga mekanizmat e masakrës zgjedhore të 25 Prillit. Është një nga individët që ka blerë vota për hesap të Edi Ramës. Pavarësisht mekanizmave të përdorura në masakrën e 25 Prillit, diferenca mes PS dhe PD ishte numri i votave që Aqif Rakipi solli në Kuvend.
Edi Rama sot ka humbur një partner pa të cilin nuk do ishte sot në pushtet. Dua ta përshëndes vendimin e SHBA dhe dua t’i them çdo shqiptari sot që nuk jeni vetëm në betejën tonë.
Beteja nuk është vetëm beteja ime. Nuk mund ta fsheh sot faktin që Partia Demokratike dhe unë personalisht kemi mbi 8 vite që investojmë në këtë betejë. Sot flas në emër të gjithë shqiptarëve. Sakrifica e shqiptarëve është nëpërkëmbur nga një grup personash që kanë rrëmbyer vullnetin e qytetarëve. Sot Shqipëria është një bisht. Kam ardhur me një mesazh të qartë.
Nuk do jap mundësinë të spekulojë jashtë asaj që është tema e ditës. Vendimet e mia janë në funksion të Partisë Demokratike, vlerave që na kanë besuar shqiptarët dhe do na besojnë sërish. Të vërtetat duhet të ketë guxim t’i thotë çdo politikan”, tha Basha.


